Produkti i ri i Facebook-ut mund të jetë më i dobishmi - Business Magazine Albania

Produkti i ri i Facebook-ut mund të jetë më i dobishmi


Nga Jason Aten, shkrimtar

Facebook sapo ka lançuar projektin e ri “Takim në Facebook”.

Nëse mendoni se është shaka, nuk është kështu. Edhe investitorët në platformën më të madhe të takimeve, Match.com, me sa duket nuk mendojnë kështu. Pasi Facebook e lançoi produktin e ri, aksionet e kësaj kompanie ranë 7 përqind që do të thotë se Facebook ka potencialin të ketë një ndikim të madh në këtë treg.

Lexoni: Çfarë është Libra? Çdo gjë që duhet të dini rreth kriptomonedhës së Facebook

Facebook tashmë e di se çfarë ju pëlqen, cilat vende i frekuentoni, çfarë muzike dëgjoni, me kë shoqëroheni dhe me siguri ka një ide mjaft të mirë se kush do të ishte tipi që ju përshtatet. Në fakt, njoftimi i kompanisë e thotë saktësisht këtë:

“Takim në Facebook e bën më të lehtë gjetjen e një lidhje dashurie përmes asaj që ju pëlqen – duke ju ndihmuar të filloni marrëdhënie kuptimplote përmes gjërave që keni të përbashkëta, si interesat, ngjarjet dhe grupet.”

Facebook do t’ju lejojë të krijoni një profil të Takimit në Facebook (i cili do të jetë veçuar nga profili juaj normal) dhe do t’ju ndihmojë të përputheni me përdoruesit e tjerë që gjithashtu kanë krijuar një profil të tillë. Këto përputhje bazohen në interesa të përbashkëta dhe shumë gjëra të tjera.

Ju gjithashtu mund t’i postoni fotot tuaja të Instagram-it drejtpërdrejt në profilin tuaj të takimit.

Po, është paksa e çuditshme kur mendoni për këtë por Facebook gjithashtu thotë se “ka punuar me ekspertë për të mbrojtur Facebook Dating nga kërcënimet e mundshme që nga fillimi, duke përfshirë aftësinë për të raportuar dhe bllokuar këdo; duke ndaluar njerëzit që të dërgojnë foto, linqe, pagesa ose video në mesazhe dhe duke siguruar qasje të lehtë në këshilla të sigurisë. ”

Është e vërtetë që Facebook grumbullon një sasi alarmante të informacionit tuaj personal, e përcjell pothuajse çdo faqe në internet që vizitoni dhe çdo aplikacion që përdorni.. Sidoqoftë, jam vërtet i impresionuar që kompania në të vërtetë gjeti diçka të dobishme për të bërë me gjithë atë informacion.

E kam seriozisht.

Takimet janë të dhimbshme.

Lexoni: Facebook ka qenë duke i dëgjuar bisedat tona në Messenger

Sigurisht, jam i martuar por mbaj mend se si ishte të mos martohesh.

Nëse Facebook mund ta bëjë këtë proces më pak të dhimbshëm, atëherë është mirë për ta. Dhe është interesante se shumica e njerëzve beqarë e konsiderojnë Facebook-un si një nga mënyrat më efektive për të takuar njerëzit.

‘Lidhja’ perfekte.

Ashtu siç LinkedIn bëri për kërkimin e punës dhe rekrutimin, Facebook mund të jetë në gjendje ta bëjë këtë për takimet.

Sigurisht, ekziston edhe një çështje: A dëshironi që Facebook ta përdorë informacionin tuaj për diçka aq personale sa takimi? Ndoshta jo, por Facebook veç është duke e bërë atë. Tashmë ju lidh me “Njerëzit që mund t’i njihni”, dhe padyshim që përpiqet t’ju lidhë me “reklamuesit që dëshirojnë të ju shesin diçka.”

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0