Shqipëria humb terren në Rajon, produktet vendase po bëhen jokonkurruese - Business Magazine Albania

Shqipëria humb terren në Rajon, produktet vendase po bëhen jokonkurruese

Vitin e kaluar, Shqipëria humbi terren në tregun e eksporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Malin e Zi. Produktet shqiptare po bëhen jokonkurruese me vendet e Ballkanit, por edhe më gjerë, si rrjedhojë e rënies së vlerës së Euros, rritjes së kostove të brendshme dhe mungesës së politika fiskale që nxisin prodhimin me kosto të ulëtNë vitin 2024, volumet e tregtisë së Shqipërisë me Rajonin ranë 9% në krahasim me vitin e mëparshëm. Reduktimin më të fortë e kishin eksportet shqiptare në rajon, me rreth 14% më pak se më 2023, teksa importet ranë me vetëm 1%.

Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në përpjekje për krijimin e një tregu të përbashkët si një kusht paraprak për anëtarësimin në Bashkimin në Tregun Europian.

Afërsia gjeografike dhe stili i ngjashëm i jetesës e favorizon tregtinë, por barrierat dhe mungesa e traditës së bashkëpunimit po mban të ndrydhur rritjen lineare të tregtisë. Vitin e kaluar, eksportet e Shqipërisë në rajon pësuan rënie dyshifrore me të gjitha vendet, përveç Bosnjës.

Në vitin 2024, bilanci tregtar shënoi deficit edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, teksa mbeti pozitiv, ndonëse me ulje me Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi. Në vitin 2023, Shqipëria kishte eksporte më të larta se importet me të gjitha vendet e Rajonit, përveç Serbisë.

Lexo edhe: Arsimi, “luks” për familjet shqiptare, rritja më e madhe e shpenzimeve që nga 1995-a!

Tregtia me Rajonin zuri 9.6%% të totalit të volumit tregtar në vlerë vitin e kaluar nga 10.4% që ishte më 2023.

Partneri kryesor tregtar i Shqipërisë në Rajon është ana tjetër e kombit, Kosova. Tregtia ndërmjet shteteve tona zuri 43% të volumit tregtar me Rajonin, teksa partneri i dytë tregtar është Serbia me 24%, Maqedonia e Veriut me 19%, Mali i Zi me 8.3% dhe Bosnja me 4%.

Po të kishin harmonizuar politikat dhe të shfrytëzuar potencialet që ofron kombi, Shqipëria dhe Kosova do të ishin bërë konkurruese si ekonomi në Rajon dhe gjithashtu do të kishin përfituar nga ekonomia komplementare që ofrojnë dy shtetet.

Eksportet e Shqipërisë përveçse në Rajon kanë humbur terren edhe në BE dhe vende të tjera. Gjatë vitit 2024, eksportet e mallrave arritën vlerën 373 miliardë lekë, duke u ulur me 15,4%, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 894 miliardë lekë, duke u rritur me 2,5%, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 522 miliardë lekë, duke u rritur me 20,7%, krahasuar me vitin 2023. Një seri njësish prodhimi kanë hyrë në një cikël zinxhir falimenti, për shkak të humbjeve të akumuluara nga kursi i këmbimit.

Eksportet e Shqipërisë në Rajon dominohen nga ushqimet dhe kryesisht prodhimet e serrave, materialet e ndërtimit dhe lëndët djegëse, teksa edhe importet nga vendet e tjera janë kryesisht ushqime, drithëra, bulmet, mish, lëndë djegëse, prodhimet farmaceutike etj.

Burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0