Epic Games do të pushojë nga puna 16 për qind të fuqisë punëtore - Business Magazine Albania

Epic Games do të pushojë nga puna 16 për qind të fuqisë punëtore

Epic Games, prodhuesi i Fortnite, tha të enjten se do të pushojë nga puna 16 për qind të stafit të saj, rreth 830 punëtorë, ndërsa përpiqet të ndryshojë atë që drejtori ekzekutiv Tim Sweeney i quajti shpenzime “joreale”.

Në një letër drejtuar punëtorëve të enjten, Sweeney tha se kompania e lojërave video kishte “shpenzuar më shumë para sesa fitojmë ne, duke investuar në evolucionin e ardhshëm të Epic”.

“Unë kisha qenë prej kohësh optimist se ne mund ta kalonim këtë tranzicion pa pushime nga puna, por në retrospektivë shoh se kjo ishte joreale”, shkroi Sweeney në letrën, të cilën kompania e ndau publikisht, raporton CNN.

Ai shtoi se Epic planifikon të largohet nga platforma muzikore e pavarur në internet Bandcamp, të cilën e bleu vitin e kaluar dhe që tani do të blihet nga firma e tregut muzikor Songtradr.

Epic gjithashtu do të shndërrojë pjesën më të madhe të ndarjes së saj të marketingut SuperAwesome në një kompani të pavarur.

Pushimet nga puna e Epic janë vetëm shkurtimet më të fundit të vendeve të punës për të goditur industrinë e teknologjisë, e cila u detyrua të përshtatej pasi rritja mahnitëse që panë shumë kompani gjatë kulmit të pandemisë Covid-19 filloi të ngadalësohej.

Meta, Microsoft, T-Mobile, Lyft dhe të tjerë kanë reduktuar fuqinë e tyre të punës në fillim të këtij viti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0