Elon Musk në shenjë “hakmarrjeje” ndaj OpenAl prezanton... - Business Magazine Albania

Elon Musk në shenjë “hakmarrjeje” ndaj OpenAl prezanton…

Elon Musk ka njoftuar se startupi i tij i Inteligjencës Artificiale (Al), xAl, do të vjen me një funksion të ri “Grok” si rival i ChatGPT-së.

Ky hap nga miliarderi vjen vetëm disa ditë pasi ai e paditi OpenAl për braktisjen e misionit origjinal të kompanisë në kërkim të të ardhurave.Musk disa herë ka paralajmëruar për raste kur teknologjia keqpërdoret për përfitime nga kompani të mëdha teknologjike si Google.

Edhe pse ishte bashkëthemelues i saj, ai ngriti padi kundër OpenAl të mbështetur nga Microsoft, shkruan Reuters.

Si kundërpërgjigje, OpenAl i publikoi emailet që tregonin se CEO i Tesla-s ka mbështetur planin për të krijuar një entitet fitimprurës.

“Këtë javë, xAl do të prezantoj Grok”, tha Musk në një postim në X

Lëvizja mund t’i jap përdoruesve qasje falas për të eksperimentuar me teknologjinë artificiale.

Gjithashtu, edhe Google ka prezantuar një model të ri me Al të quajtur Gemma të cilën përdoruesit mund ta modelojnë sipas nevojave të tyre.

Lexo: Studimi:Ja sa njerëz vuajnë nga sëmundjet psikike

Ndërsa kjo teknologji me burim të hapur mund të ndihmojë në përshpejtimin e inovacioneve, disa ekspertë kanë paralajmëruar se modelet e Al me burim të hapur mund të përdoren edhe nga terroristët për të krijuar armë kimike apo për të zhvilluar inteligjencë përtej kontrollit njerëzor.

Por, në lidhje me këtë shqetësim, Musk ka propozuar një “arbitër të tretë” i cili do të mbikëqyrte kompanitë me Al dhe do të jepte alarmin nëse diçka nuk shkon siç duhet.
Ndryshe, Musk prezantoi xAl vitin e kaluar në përpjekje të asaj që ai e quan “inteligjenca artificiale maksimale e kërkimit të së vërtetës”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0