Google ka ndarë 1 milion dollarë bursa për shkencëtarët e rinj - Business Magazine Albania

Google ka ndarë 1 milion dollarë bursa për shkencëtarët e rinj

Google ka ndarë 1 milion dollarë bursa për shkencëtarët e rinj të Institutit bullgar të Shkencave Kompjuterike, Inteligjencës Artificiale dhe Teknologjisë (INSAIT), të lidhur me Universitetin e Sofjes, “St. Kliment Ohridski”.

Bëhet e ditur se ky donacion shënon një nga kontributet më të mëdha të gjigantit teknologjik në mbarë botën gjatë vitit 2024. “Kjo tregon se Bullgaria është e aftë të prodhojë arritje shkencore të klasit botëror”, tha Ministri bullgar i Arsimit, Galin Tsokov.

Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e investimit në një institucion shkencor, duke reflektuar besimin në arritjet e tij, shkruajnë mediat e huaja.

Lexo: Hapet akademia më e madhe e inovacionit për fëmijët dhe të rinjtë: Korça ICT Academy

Ndër tjera, ministri vuri në pah edhe rëndësinë dhe arritjet mbresëlënëse të INSAIT në një kohë të shkurtër. Ndryshe, fondet shtesë synojnë të mbajnë talentet më të mira bullgare në shkencat ekzakte, duke nxitur zhvillimin e tyre dhe kontributet globale nga brenda Bullgarisë.

Siç raportohet, financimi i Google do të forcojë fokusin e INSAIT në fushat kryesore të Inteligjencës Artificiale, duke përfshirë modelet e gjuhës në shkallë të gjerë, vizionin kompjuterik, përpunimin e gjuhës natyrore dhe mësimin e makinerive

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0