Uellsi, vendi i parë evropian që krijon metaverse - Business Magazine Albania

Uellsi, vendi i parë evropian që krijon metaverse

Uellsi ka krijuar një “hapësirë të re turistike” që njihet si metaverse, Visit Wales, me synimin për të promovuar disa nga përvojat dhe atraksionet e vendit te njerëzit në mbarë botën. Me anë të organizimit, Uellsi shpreson t’u jap mundësi vizitorëve virtual nga e gjithë bota për të parë atë që vendi ka për të ofruar. Bëhet e ditur se rreth 600 milionë njerëz vizitojnë metaverset çdo vit, në platforma të ndryshme. Siç raportohet, metaverse e Uellsit është pjesë e platformës Spatial, shkruan skynews.

Veprimi vjen pasi një grup deputetësh zbuluan se Uellsit “i mungonte diçka” për të tërhequr vizitorët nga jashtë shtetit.

Edhe Ministrja e Turizmit, Hannah Blythyn, konfirmoi se metaverse i krijuar nga kompania iCreate është krijuar “për të rritur numrin e vizitorëve”. “Duke shfaqur disa nga më të mirat që Uellsi ofron, ne po e vendosim atë në një sferë online ku njerëzit takohen çdo ditë”, tha Blythyn. Vizitorët e Uellsit virtual mund të marrin përsipër kërkime duke përfshirë edhe aktivitete reale. Metaverse tani është e hapur për publikun dhe mund të integrohet në telefona inteligjentë, tabletë, laptopë, kompjuterë dhe përmes kufjeve Meta Quest.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0