Ministri i Brendshëm dhe njëherësh drejtuesi politik i PS në qarkun e Fierit, Taulant Balla solli sot historinë e suksesit të fermerit Ferrik Rama nga Zharrëza, i cili është kthyer pas 12 vitesh nga SHBA për t’iu përkushtuar bujqësisë.
Fermeri Ferrik Rama shprehet se, në vitet 2000 emigroi jashtë shtetit në Greqi dhe më pas lëvizi drejt SHBA.
Lexo edhe: Puna në Shqipëri, a jemi “viktima”?
Ai tregon se vendosi të fillojë biznesin e bujqësisë sepse ishte një kohë që vlonte.
“Kam ndërtuar 2 hektarë. Po bëhemi gati për sezonin e vjeshtës që të fillojmë të mbjellim domaten, trangullin, specin, këto më baziket”, shprehet fermeri Ferrik Rama.
Ai shton se treg për të shitur perimet ka.
“Trangullin për turshi, është një kompani që e çon në Austri. Ka çmime fikse dhe është sipas kualitetit. Kompania është e rregullt dhe jemi të kënaqur”, thekson ai.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.