Ed Sheeran u zhduk nga skena, por ja çfarë e riktheu më të fuqis... - Business Magazine Albania

Ed Sheeran u zhduk nga skena, por ja çfarë e riktheu më të fuqishëm se kurrë

Sot ku zhvillimet janë aq të shpejta, yjet e muzikës dalin si meteorë dhe zhduken po aq shpejt, Ed Sheeran vazhdon të mbetet një prani konstante, një zë i njohur që rikthehet sa herë kemi nevojë për një përqafim muzikor. Por edhe yjet më të ndritur e humbasin dritën herë pas here, dhe historia e rikthimit të Ed Sheeran është më shumë se një sukses artistik, është një manifest për jetën, për muzikën si terapi, dhe për veten si njeri para se të jetë ikonë.

Lexo gjithashtu: Nga Ed Sheeran te Donald Trump, kush janë 100 njerëzit më me ndikim në botë për vitin 2025?

Një mbrëmje irlandeze që e bëri të ndihej në shtëpi

Në një pub të vogël në Boston, larg shkëlqimit të stadiumeve që dikur i mbushte me mijëra njerëz, Sheeran u kthye tek rrënjët, këndoi këngë tradicionale irlandeze bashkë me Beoga dhe një këngëtar të panjohur, Aaron Rowe. Ishte një natë e mbushur me Guinness, me emocione të sinqerta dhe përqafime spontane mes fansave. Jo si një superstar në skenë, por si një muzikant që ndan zemrën e tij me të tjerët. “Është ushqim për shpirtin,” thotë ai.

Nga majat e pop-it, drejt një qetësie të re

Në dekadën e fundit, Sheeran ka qenë një fabrikë hit-esh që nuk ndalej, “Shape of You”, “Perfect”, “Bad Habits”, këngë që i kemi dëgjuar gjithkund. Por pas gjithë këtij suksesi, ai pranon “Nuk më bënin më të ndihesha mirë.” Dhe kështu nisi një kthesë, më shumë skena intime, më pak komercializëm, më shumë bashkëpunime globale dhe më shumë kohë me familjen.

Pas humbjes së mikut të tij më të ngushtë, Jamal Edëards, dhe diagnozës së tmerrshme të tumorit tek bashkëshortja e tij gjatë shtatzënisë, Sheeran u përball me plagët më të thella të jetës. Si rrjedhojë, dy albumet e tij të vitit 2023 ishin të mbushura me melankoli e vetmi, por nuk ishin për të thyer rekorde. Ishin për të mbijetuar.

Ed Sheeran, njeriu i zakonshëm me fuqi të pazakonta

Pjesë e bukurisë së tij qëndron në “zakonshmërinë” e tij. Nuk është ylli i zakonshëm me pamje prej posteri. Ai është ai djaloshi me flokë të kuq që, me një kitarë në dorë, këndon për dashurinë, humbjen, jetën e përditshme, në një gjuhë që të gjithë e kuptojmë. Ai nuk shkruan për luksin, por për mesazhet që dëgjojmë brenda vetes.

Këtu qëndron forca e tij e dytë, krijimtaria e papërmbajtur. Ai kompozon këngë me ritëm të frikshëm, shpesh tërheqë rrënjë nga kultura të ndryshme, nga muzika indiane dhe persiane, deri tek baladat keltike që i këndonte babai i tij. Një prej këngëve më të reja, “Azizam”, është një homazh i ndjerë ndaj muzikës persiane dhe tashmë është përqafuar nga komunitete iraniane në mbarë botën.

Lexo gjithashtu: 10 detajet që mund t’ju sjellin investimin e ëndrrave në 2025-ën, ja çfarë duhet të ketë një “pitch deck fitues”

Albumi i ri “Play”, një rilindje me ngjyra

Me albumin që po vjen, “Play”, Sheeran nis një cikël të ri artistik. Ai vetë e përshkruan si një përzierje “teknikolori dhe eksplorimi”. Më shumë se 320 këngë janë shkruar, por vetëm 13 do të bëjnë pjesë në listën finale. Për herë të parë, ai këndon në gjuhë të tjera, si punxhabi, në bashkëpunim me superyllin indian Arijit Singh.

Ky album nuk është thjesht një koleksion këngësh, është një shpërthim i një ndjenje të re, një Sheeran që kërkon të japë më shumë se të marrë, të ndajë më shumë se të dominojë.

Sheeran sot, një baba, një njeri i shëruar dhe një krijues që shijon çdo notë

Me një jetë më të ekuilibruar, larg alkoolit dhe mes përqafimeve të dy vajzave të tij, Sheeran nuk është më vetëm një hit-maker. Ai është një burrë që e ka kaluar stuhinë dhe ka vendosur të mos shikojë më pas. “Jam 34 vjeç, i martuar me fëmijë. Dua të jetoj në të tashmen,” thotë ai.

Në fund, kjo nuk është historia e një superylli që po tenton të kthehet në majë. Është historia e një artisti që rikthehet te vetja. Ed Sheeran na tregon se suksesi më i madh nuk matet me miliarda klikime, por me paqen që ndjen kur shikon pasqyrën dhe thua  ”Po, kjo muzikë jam unë

TIME

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0