Një intervistë, mijëra gabime, çfarë nuk po funksionon me brezin... - Business Magazine Albania

Një intervistë, mijëra gabime, çfarë nuk po funksionon me brezin e ri?

Nëse mendon se ke dështuar në një intervistë pune sepse ishe nervoz apo nuk ishe përgatitur sa duhet, mund të mos jetë fundi i botës. Një shembull konkret është Megan Rathmell, 20 vjeçarja nga Virginia, e cila ishte e bindur se kishte prishur gjithçka në intervistën për një pozicion si paralegale. Për habinë e saj, mori njoftimin që e kishte fituar vendin e punës dhe arsyeja ishte më e thjeshtë se sa e mendonte, ajo kishte komunikuar qartë dhe kishte mbajtur kontakt me sy gjatë gjithë intervistës.

Lexo: Ed Sheeran u zhduk nga skena, por ja çfarë e riktheu më të fuqishëm se kurrë

Eprori i saj i tha hapur se ishte ndër të paktët kandidatë që kishte treguar vetëbesim përmes mënyrës së komunikimit dhe që ishte përqendruar realisht në bisedë. Dhe ky nuk është një rast i izoluar. Ekspertët e rekrutimit po vënë re se shumë të rinj, sidomos ata të brezit Z, nuk dinë të prezantohen siç duhet në një intervistë pune.

Në shumë raste, sjellja e tyre shihet si jo profesionale. Ka raste kur kandidatët paraqiten me prindërit në intervista fizike, nuk e ndezin kamerën gjatë intervistave virtuale, vishen në mënyrë të papërshtatshme apo flasin me një gjuhë që nuk i përshtatet një ambienti pune. Disa nuk bëjnë as mundimin të bëjnë pyetje apo të informohen minimalisht për kompaninë ku kanë aplikuar.

Dr. Nathan Mondragon, ekspert i platformës së punësimit HireVue, thotë se ky fenomen është më i përhapur se më parë. Sipas tij, një pjesë e mirë e kandidatëve të rinj janë rritur në një realitet dixhital, larg kontaktit të drejtpërdrejtë dhe pa u ekspozuar ndaj situatave reale të komunikimit. Mungesa e përvojës me ndërveprimet ballë për ballë, e përkeqësuar nga pandemia, po i kushton shumë kandidatëve.

Lexo gjithashtu: Personi më i pasur në botë në çdo dekadë që nga vitet 1940!

Por ka edhe diçka tjetër, shumë të rinj mendojnë se mund ta kalojnë një intervistë duke “e improvizuar”, pa përgatitje konkrete. Ky është një gabim klasik që mund t’i kushtojë vendin e punës.

Ekspertët rekomandojnë që përpara çdo interviste, kandidatët duhet të informohen mirë për kompaninë, të përgatisin pyetje konkrete dhe të reflektojnë mbi përvojat që mund të jenë të vlefshme për pozicionin e kërkuar. Detaje si mënyra e veshjes, toni i zërit, vendi ku zhvillohet intervista (nëse është online) dhe mënyra e të shprehurit janë elementë kyç që ndikojnë drejtpërdrejt në përshtypjen që lë.

Një tjetër aspekt shpesh i anashkaluar është komunikimi pas intervistës. Një email falënderimi brenda 24 orëve nuk është vetëm një akt mirësjelljeje, por edhe një sinjal që tregon profesionalizëm dhe interes të vërtetë për pozicionin.

Ndërkohë, tregu i punës vazhdon të mbetet i ngarkuar dhe konkurues. Vetëm në SHBA, mbi 6.8 milionë persona janë në kërkim të një pune. Në këtë kontekst, ajo që të dallon nuk është vetëm CV-ja, por mënyra si prezanton veten, qëndrimi, përgatitja dhe aftësia për të komunikuar.

Në fund të ditës, një intervistë nuk është një test, por një mundësi për të treguar se kush je dhe çfarë mund të ofrosh. Dhe në shumë raste, nuk është përsosmëria që kërkohet… por autenticiteti dhe qëndrimi i duhur.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0