Produktet që konsumojmë ndikojnë direkt në shëndetit tonë, ndaj është e rëndësishme që më parë të sigurohemi për përmbajtjen e tyre.
Së fundi, në tregun shqiptar është vënë re një rritje e produkteve të imituara. Kompania Evapify shpreh shqetësimin se cigaret elektronike “Evapify Crystal” janë imituar në mënyrë të jashtëligjshme. Prodhues të rremë kanë krijuar cigare elektronike me emër apo formë të njëjtë më ato të Evapify Crystal, duke rrezikuar shëndetin e përdoruesve.
Vetë Evapify ka vënë në dijeni konsumatorët se në treg po qarkullojnë imitime të ndryshme në treg të cigareve elektronike.
“Kompania dëshiron t’i sigurojë klientët e saj se nuk ka asnjë lidhje me këto produkte false dhe i nxit ata që të jenë të kujdesshëm kur blejnë cigare elektronike nga burimet e panjohura. Të gjitha produktet nga Evapify janë të certifikuara me TPD, e cila është kusht thelbësor për import në Bashkimin Europian”, shprehet kompania në një reagim të sajin.
Evapify është kompania vetme e certifikuar në rajon, me të drejta ekskluzive për të shitur produktin autentik Crystal në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
Shitja e produkteve të paautorizuara dënohet me ligj, ndaj kompania kërkon goditjen e këtyre rasteve të paligjshme, që cenojnë shëndetin e përdoruesve. Evapify siguron klientët për cilësinë dhe origjinalitetin e produkteve që prodhon. Është e rëndësishme që qytetarët që duan të blejnë këto produkte, të sigurohen se po blejnë cigaret elektronike origjinale, duke iu drejtuar pikave të certifikuara dhe partnere me “Evapify”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.