The Simpsons

Rastësi? ‘The Simpsons’ e parashikuan 17 vite më parë zhdukjen e nëndetëses ‘Titan’! Ja episodi që lidhet me dramën që po ndodh në Atlantik

Një seri i serialit të njohur “The Simpsons”, po bën xhiron e rrjetit, që kur u zbulua se historia e nëndetëses së humbur pak ditë më parë me 5 persona në bord që u nisën drejt ‘Titanikut’ të fundosur, përkon me një pjesë të serialit të publikuar 17 vite më parë.

Simpsons kanë bërë serish një parashikim të frikshëm për një tjetër ngjarje reale, këtë herë për nëndetësen e humbur që udhëtoi në thellësitë e oqeanit për të parë rrënojat e Titanikut. Nëndetësja Titan u zhduk të dielën me pesë pasagjerë në bord dhe ekipet e shpëtimit nga e gjithë bota u përpoqen me dëshpërim t’i shpëtojnë ata.

Seriali i njohur i animuar shpesh është përmendur për parashikimin e ngjarjeve të jetës reale vite përpara se të ndodhin.

Megjithëse ishte publikuar 17 vite më parë, duket sikur regjisori ka udhëtuar në kohë dhe e ka ditur që atëherë çdo të ndodhë sot.

Një video e shkëputur nga seriali po bën xhiron e rrjetit.

Lexo: Çfarë është nëndetësja turistike Titan dhe çfarë mund të ketë ndodhur me të?

Në episodin e 10-të të atij sezoni, Homer Simpson udhëhiqet në një aventurë nga një burrë që ai beson se është babai i tij biologjik, Mason Fairbanks. Ai e fton në anijen e tij dhe i tregon për thesarin e humbur të anijes së fundosur, “Piso Mojado”.

Mason dhe Homeri përfundimisht vendosin të shkonin në thellësitë e oqeanit me zhytës individualë për të provuar të gjenin thesarin. Por dyshja ndahet gjatë udhëtimit. Homeri ngec në një koral dhe ai fillon të humbasë vetëdijen pasi oksigjeni në nëndetësen e tij mbaron. Ai zgjohet përfundimisht tre ditë më vonë në një spital dhe i mbijeton sprovës.

Megjithëse nuk është një parashikim i saktë i asaj që ka ndodhur me nëndetësen Titan, njerëzit janë të bindur se historia dhe detajet ngjasojnë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0