Ekipet e kërkim-shpëtimit po përpiqen të gjejnë një nëndetëse turistike që u zhduk me pesë persona në bord, rrugës për në rrënojat e Titanikut.
Kontakti me nëndetësen Titan humbi 1 orë e 45 minuta pasi u zhyt të dielën pasdite, tha Roja Bregdetare e SHBA
Sipas faqes së internetit të kompanisë OceanGate, bëhet fjalë për një nëndetëse 6.7 metra e gjatë dhe me peshë mbi 10 tonë, e cila mund të zhytet në një thellësi prej 4000 metrash. Ka kamera, drita dhe skanerë për të eksploruar mjedisin.
Nëndetësja përmban edhe bombola oksigjeni që sigurojnë një furnizim 96-orësh. Megjithatë, numri i orëve varet nga frekuenca e frymëmarrjes së atyre që janë në të, shkruan Guardian.
Lexo edhe: Plani i madh i Titanikut, përdorur në hetimin e vitit 1912 për fundosjen e anijes shitet për…
Është shumë herët për të thënë se çfarë ka ndodhur, por ekspertët kanë ofruar disa skenarë më të mundshëm, nga ngatërrimi në rrënojat e Titanikut, tek një ndërprerje e energjisë elektrike apo një problem me sistemin e komunikimit të nëndetëses.
“Aeroplanët amerikanë dhe kanadezë dhe anijet e mëdha po kërkojnë zonën, por kërkimi është “i ndërlikuar” sepse ekuipazhet nuk e dinë nëse Titani ka dalë në sipërfaqe, që do të thotë se duhet të kërkojnë si sipërfaqen ashtu edhe thellësitë e oqeanit”, tha kundëradmirali John Moger, komandanti i parë i distriktit të rojës bregdetare të SHBA, i cili mbikëqyr operacionin e kërkim-shpëtimit

https://youtu.be/x40SAJS2whY
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto