CEO i Twitter, Elon Musk, i cili ka qenë i zëshëm kundër punonjësve që zgjedhin opsionin e punës nga shtëpia, tani e ka quajtur atë “moralisht të gabuar”. Kjo sepse, sipas tij, dërgon një mesazh negativ për punonjësit që nuk e kanë atë mundësi.
Musk tha se beson gjithashtu se puna online ul produktivitetin. “Njerëzit që ndërtojnë makinat, i servisojnë makinat, ndërtojnë shtëpi, rregullojnë shtëpi, prodhojnë ushqimin, bëjnë të gjitha gjërat që konsumojnë njerëzit. Është e ngatërruar të supozosh se, po, ata duhet të shkojnë në punë, por ju nuk e bëni”, u shpreh Musk.

“Unë besoj shumë se njerëzit janë më produktivë kur janë personalisht”, tha Musk në një intervistë ekskluzive për CNBC.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto