10 ligjet e marketingut në median sociale


Rritja e fuqisë së përmbajtjes dhe marketingut në median sociale mund të rrisë audiencën tuaj dhe bazën e konsumatorëve në mënyrë të menjëhershme. Por duke mos patur ndonjë përvojë të mëparshme apo njohuri, kjo mund të jetë sfiduese.

Është e domosdoshme që ju të kuptoni bazat e marketingut të mediave sociale. Maksimizoni cilësinë për të rritur pikët tuaja në aksesimin online dhe bindjuni këtyre 10 ligjeve, të cilat do iu ndihmojnë të ndërtoni një bazë që do iu shërbejë klientëve, markës dhe linjës tuaj.

  1. Ligji i Dëgjimit

Suksesi me mediat sociale dhe marketingut të përmbajtjes kërkon që të dëgjoni më shumë dhe të flisni më pak. Lexoni përmbajtjet e audiencës tuaj të synuar dhe bashkojuni diskutimeve për të mësuar se çfarë është e rëndësishme për ta. Vetëm atëherë mund të krijoni përmbajtjen e duhur dhe të ndizni bisedat që do shtojnë vlerë dhe jo rrëmujë në jetën e tyre.

  1. Ligji i Fokusimit

Është më mirë të specializoheni për diçka sesa të jeni një person që i tregton të gjitha. Një strategji shumë e fokusuar në mediat sociale dhe marketingun e përmbajtjes ka për qëllim ndërtimin e një marke të fortë, pasi ka shanse më të mira për sukses sesa një strategji e gjerë që përpiqet të jetë gjithçka për të gjithë njerëzit.

  1. Ligji i Cilësisë

Cilësia mund sasinë. Është më mirë që të keni 1000 lidhje në internet që lexojnë dhe flasin në lidhje me përmbajtjen tuaj me audiencën e tyre sesa 10.000 lidhje që zhduken pasi kontaktojnë me ju për herë të parë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 45 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

  1. Ligji i Durimit

Mediat sociale dhe suksesi i marketingut të përmbajtjes nuk ndodh brenda natës. Megjithëse është e mundur të kapni “rrufenë në një shishe” është shumë më e mundshme që do iu duhet të angazhoheni në ngarkesë të madhe për të arritur rezultate.

  1. Ligji i Kombinimit

Në qoftë se ju botoni përmbajtje me cilësi, të mahnitshme dhe punoni për të ndërtuar audiencën tuaj online të ndjekësve potencialë, ata do të ndajnë gjithçka me audiencën e tyre në Twitter, Facebook, LinkedIn, blogjet e tyre dhe më shumë.

Kjo ndarje dhe diskutim i përmbajtjes tuaj hap pika të reja hyrëse për motorrët e kërkimit si Google për ta gjetur atë në fjalët kyçe kërkimore. Këto pika hyrjeje mund të rrisin në qindra apo mijëra mënyra të mundshme numrin e njerëzve që mund t’iu gjejnë në internet.

  1. Ligji i Ndikimit

Shpenzoni kohë në gjetjen e influencuesve të internetit në tregun tuaj, të cilët kanë audiencë cilësore dhe me shumë gjasa do të jenë të interesuar në produktet, shërbimet dhe biznesin tuaj. Lidhu me këta njerëz dhe punoni për të ndërtuar marrëdhënie me ta.

Nëse ju shfaqeni në radarin e tyre si një burim autoritar, interesant me informacione të dobishme, ata mund të ndajnë përmbajtjen tuaj me ndjekësit e tyre, të cilët mund t’iu vendosin ju dhe biznesin tuaj para një audience më të madhe, krejtësisht të re.

  1. Ligji i Vlerës

Nëse keni shpenzuar të gjithë kohën tuaj në web-in social duke promovuar direkt produktet dhe shërbimet tuaja, njerëzit do të ndalojnë së ju dëgjuari. Ju duhet të shtoni vlerë në bisedë. Përqendrohuni më pak në konvertim dhe më shumë në krijimin e përmbajtjes së mahnitshme dhe zhvillimin e marrëdhënieve me influencues online. Me kalimin e kohës, ata njerëz do të bëhen një katalizator i fuqishëm për marketingun “gojë më gojë” të biznesit tuaj.

  1. Ligji i Mirënjohjes

Ju nuk duhet të injoroni personat që po përpiqen t’iu kontaktojnë personalisht. Ndërtimi i marrëdhënieve është një nga pjesët më të rëndësishme të suksesit të marketingut në median sociale, kështu që gjithmonë pranoni çdo person, i cili arrin tek ju.

  1. Ligji i Aksesibilitetit

Mos publikoni përmbajtjen tuaj dhe pastaj të zhdukeni. Duhet të jeni në dispozicion për audiencën tuaj. Kjo do të thotë që ju vazhdimisht duhet të publikoni përmbajtje dhe të merrni pjesë në biseda. Ndjekësit online mund të jenë të paqëndrueshëm dhe nuk do të hezitojnë t’iu zëvendësojnë nëse ju zhdukeni për disa javë apo muaj.

  1. Ligji i Reciprocitetit

Ju nuk mund të prisni që të tjerët të shpërndajnë përmbajtjet tuaja dhe të flasin për ju, nëse ju nuk bëni të njëjtën gjë për ta. Pra, një pjesë e kohës që ju kaloni në mediat sociale duhet të jetë e përqendruar në shpërndarjen dhe në të folurin për përmbajtjet e publikuara nga të tjerët.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 45 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale