10 këshilla për fillimin e biznesit tuaj kur jeni mbi 50 vjeç - Business Magazine Albania

10 këshilla për fillimin e biznesit tuaj kur jeni mbi 50 vjeç


Në dekadën e fundit grupmosha 50+ ka filluar të ngrejë më shumë sipërmarrje sesa të rinjtë. Kur është fjala për fillimin e një biznesi të suksesshëm, rinia nuk është më eliksiri magjik.

“Sipërmarrësit e suksesshëm janë të moshës së mesme dhe jo të re”, sipas The Age and High Growth Entrepreneurship. Disa arsye që një sipërmarrës i moshuar mund të përfitojë nga suksesi i fillimit të një biznesi: menaxhim dhe marketing më i mirë dhe njohuri më të thella të industrisë.

Lexoni: 5 zakonet më sfiduese për sipërmarrësit e rinj

Ata që kanë sukses zakonishtnuk bëjnë asnjë lëvizje të nxituar. Nëse është e nevojshme, ata shtojnë aftësitë para se të bëjnë hapin e radhës. Ata shpesh veprojnë si vullnetarë. Por në zemër të të gjitha përpjekjeve të tyre shtrihet një dëshirë e zjarrtë për të bërë një ndryshim në botë, ose për të ndjekur një ëndërr, ose një hobi, për të jetuar.

Këtu janë 10 këshillat për ata që kërkojnë të fillojnë biznesin e tyre.

Merrni frymë. Sipërmarrja është një proces. Ju dëshironi të filloni biznesin tuaj me një imazh solid të pasionit, personalitetit, talenteve dhe përpjekjeve të brendshme që ju karakterizojnë. Përgatituni për të zbuluar ato gjëra që do t’ju duhen për ta bërë ëndrrën tuaj një realitet. Kjo do të thotë të merrni telefonin për të kërkuar ndihmë, të bëni hulumtime dhe të reflektoni për atë që do të duhet për ta përmbushur në aspektin kohor dhe monetar.

Redukoni dhe planifikoni jetën tuaj financiare. Borxhi është një vrasës i ëndrrave. Pengesa më e madhe për shumë sipërmarrës në mes të jetës së tyre janë paratë. Krijoni një buxhet, pasi ju mbase nuk do të mund të paguani veten fillimisht.

Përgatituni fizikisht. Me këtë nuk duam të themi të vraponi me shpëjtësi për kilometra të tërë, por të ecni rregullisht apo ndoshta të notoni disa herë në javë. Hani shëndetshëm. Kur jeni të shëndetshëm fizikisht, ju do të jeni pozitivë në jetën dhe punën tuaj. Kjo ju jep qëndrueshmëri dhe energji që do t’ju duhet për t’u përballur me sfida të reja. Do të jeni mentalisht më të mprehtë, do të ndiheni mirë dhe do të keni një qëndrim më të këndshëm. Njerëzit do të duan të jenë rreth jush dhe të punojnë me ju.

Gjeni qetësinë tuaj të brendshme. Kjo jo domosdoshëmrisht do të thotë të praktikoni një fe të caktuar. Fillimi i një biznesi është shumë kërkues. Gjeni një vend për t’u përqëndruar në veten tuaj dhe çlodhuni pa stres. Ju mund të praktikoni joga, tai chi, ose të meditoni, ose të ecni me qenin tuaj përgjatë rrugëve të qeta.

Arrini në rrjetet tuaja të kontakteve sociale dhe profesionale. Nuk mund të lëmë pa përmendur rëndësinë e rrjetëzimit për të ndihmuar biznesin tuaj të rritet. Rrjeti juaj, të afërmit tuaj, besimtarët tuaj janë ata që do t’ju çojnë përpara drejt suksesit. Rrjeti me njerëzit që punojnë në fushën që po operoni. Pyetini se si ata arritën atje, se si i bëjnë punët e tyre, çfarë duan rreth punës së tyre. Njerëzit duan të flasin për veten dhe punën e tyre.

Lexoni: Punë, disiplinë e këmbëngulje. Këshillat e sipërmarrësit Vasil Naçi për sukses  

Trokisni në rrjetin tuaj alumni. Asnjëherë nuk e dini se kush mund t’ju sjellë klientë ose t’ju ndihmojë të ndërtoni biznesin tuaj. Nëpërmjet një shoqate alumni në kolegjin ose universitetin tuaj, apo edhe një grup alumni nga ish-punëdhënësit tuaj mund të arrini suksesin.

Mos injoroni lojtarët e mëdhenj për t’ju ndihmuar në biznesin tuaj të vogël. Klubi i sipërmarrësve të qytetit tuaj ose Dhoma e Tregtisë mund të jetë një burim i mrekullueshëm i mentorëve dhe këshilltarëve. Nëse jeni në fazën e eksplorimit, mund të filloni me një mentor virtual.

Jini specifik për ndihmën që ju nevojitet. Kur identifikoni dikë që dëshironi të kontaktoni, jini të qartë për qëllimet tuaja. Ju ndoshta po kërkoni diçka të thjeshtë si për shembull këshilla për mënyrën më të mirë për të tarifuar produktin ose shërbimin tuaj. Ose ndoshta po kërkoni dikë që mund t’ju prezantojë me disa nga lojtarët në treg. Mos e përjashtoni një mentor më të ri se ju, i cili mund të ofrojë më shumë përvojë dhe drejtim kur bëhet fjalë për fusha të tilla si mediat sociale ku nuk ndiheni mjaft të sigurtë.

Investoni në arsim dhe trajnime shtesë. Shtoni aftësitë dhe certifikatat e nevojshme për biznesin tuaj të ri. Merrni një trajnim në shitje, ose regjistrohuni për një kurs në fjalimin publik. Aftësia për të shitur idenë tuaj është thelbësore.

Shfrytëzoni webin për burime pa pagesë. Interneti ofron një shumëllojshmëri informacionesh që mund t’ju ndihmojnë në orientimin e karrierës suaj apo burime të ndryshme që kanë lidhje me atë që kërkoni për biznesin tuaj.

Lexoni: Po mendoni të nisni një biznes? Ja aftësitë që duhet të keni

burimi: msn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0