5 zakonet më sfiduese për sipërmarrësit e rinj - Business Magazine Albania

5 zakonet më sfiduese për sipërmarrësit e rinj


Kalimi nga universiteti apo puna (si i punësuar) në sipërmarrës, është një proces me shumë sfida. Një nga këto është ndryshimi apo heqja dorë nga zakone që mund të ishin të vlefshme për një jetë rutinë, shtëpi-universitet, apo shtëpi-punë. Businessmag.al ka sjellë vazhdimisht këshilla për sipërmarrësit. Sot kemi përzgjedhur mes gjithë përvojave, 5 zakonet më të vështira, nga të cilat ju duhet të hiqni dorë, në mënyrë që të rrisni shanset për sukses.

Lexoni: Si ndikojnë zakonet në suksesin tuaj?

Krijo pritshmëri realiste. Vëçanërisht në fillim të biznesit, ju duhet të gjeni ekuilibrin e duhur mes entuziazmit për t’u lëshuar në biznes, por edhe për të qëndruar me këmbë në tokë. Nëse mendoni për veten ose të tjerët gjëra joreale, ju do të zhgënjeheni vazhdimisht. Provoni të shkruani pritshmëritë tuaja dhe ato ndaj të tjerëve, dhe më pas hidhini një sy listës. Sa prej tyre janë joreale? Pasi t’i kesh identifikuar, ndryshoji në pritshmëri realiste dhe të arritshme.

Nëse do të vini në punë qoftë dhe një nga këto zakone, ju do të shihni diferencën. Bëjini pjesë të rutinës suaj ditore, dhe mos prisni rezultate të menjëhershme. Me kalimin e kohës, sa më shumë t’i praktikoni ato, aq më shumë impakt do të kenë në shëndetin tuaj mendor.

Thuaj jo dhe mos u plotëso tekat njerëzve. Vështirësia për të thënë jo shpesh vjen nga dëshira për të kënaqur të tjerët. Duhet të kuptoni çfarë ju bën të thoni po dhe çfarë ju bën të thoni jo.

Nëse e keni të vështirë të thoni jo, ndryshojeni këtë menjëherë. Nëse nuk e bëni, do të vuani ju dhe marrëdhënia juaj. Nuk mund të jesh mendërisht i shëndetshëm dhe të plotësosh dëshirat e njerëzve.

Lexoni: 4 zakone të jetës së përditshme që do t’ju bëjnë të suksesshëm

Mos bie në kurthin e mikro-menaxhimit. Në thelbin e mikro-menaxhimit është mungesa e besimit. Kjo nuk do të thotë se është gjithmonë faji i punonjësit. Ajo mund të nënkuptojë që, si pronar biznesi, dyshoni në aftësinë tuaj për të punësuar dhe trajnuar punonjësit tuaj siç duhet dhe ndjeni nevojën për të parë çdo lëvizje të tyre. Kjo mund të tregojë në të njëjtën kohë se ndoshta nuk besoni në aftësinë tuaj për të deleguar projekte. Si një udhëheqës, duhet të besoni në anëtarët e ekipit që keni punësuar.

Lëri përpjekjet për perfeksion

Duke u munduar të bëni gjithçka në mënyrë përfekte, mund të rezultojë t’i shtyni projektet në kohë, e ndoshta të mos i realizoni më. Duke qenë në brendësi të nismës, ju shihni difekte që të tjerët mund të mos I vënë re, ndaj nuk duhet ta nxisni veten drejt perfeksioni. Thjesht bëni mirë punën dhe përmirësohuni rrugës.

Mëso të negociosh, mos lër para në tavolinë

Negoçimi është një element që mund të mos e vlerësoni sa duhet në fillimin e biznesit tuaj. Entuziazmi i nisjes së një projekti mund t’ju kushtojë para, nëse nuk përgatiteni për transaksionet dhe marrëveshjet që do të bëni.

Praktikoni aftësitë tuaja të negociatave duke u fokusuar në qëllimin përfundimtar. Shumë pronarë të biznesit shkojnë deri në tryezën e negociatave pa një ide të qartë të asaj që duan të arrijnë në fund të ditës. Ky gabim mund t’u kushtojë miliona.

Lexoni: 8 zakone të këqija biznesi nga të cilat duhet të hiqni dorë në 2019

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0