Fuqizimi i rinisë përmes KARTËS RINORE EVROPIANE

Fuqizimi i rinisë përmes KARTËS RINORE EVROPIANE


Profili: Renato Civili

Renato Civili-karta rinore-businessmagPozicioni aktual: Marketing & PR Director of “Youth Act Albania”

Renato Civili ka mbaruar masterin në degën e “Administrimit Publik” (MPA) në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës, dhe është duke ndjekur MBA në “Canadian Institute of Technology” me temën “Lidershipi & Menaxhimi i Biznesit”. Shkollën e lartë e ka mbaruar në degën “Shkenca Politike” në Fakultetin e Shkencave Sociale,UT. Ka lindur dhe jeton në Tiranë.

Profesioni / Fusha e Ekspertizës
Ai është ekspert në fushën e marketingut, shitjeve dhe menaxhimit të biznesit. Ka eksperiencë pune mbi 10 vjet në kompani të ndryshme, si në: kompani interneti, firmë ndërtimi, agjenci imobiliare, bankë, gazetë.
Hobi: Udhëtimet

Informacioni shtesë: Për më shumë informacion për “Kartën Rinore Evropiane”, vizitoni faqet: www.kartarinore.al
www.youthact.al
www.eyca.org

Fb: Karta Rinore Evropiane
Instagram: KartaRinore

Brezi i ri meriton më shumë mundësi, mbështetje dhe projekte që ndihmojnë të rinjtë të zhvillojnë të gjithë potencialin, talentin dhe ëndrrat e tyre.

Me këtë synim, organizata jo fitimprurese “Youth Act Albania” ka sjellë në Shqipëri projektin evropian “Karta Rinore Evropiane” i cili synon të krijojë më shumë mundësi, mbështetje dhe vlerë për rininë shqiptare. Tanimë, të gjithë të rinjtë në Shqipëri mund të përfitojnë të njëjtin status me të rinjtë evropianë, mundësi aktivizimi dhe pjesëmarrje, si dhe zbritje çmimesh jo vetëm në Shqipëri, por kudo në Evropë.

Pse është e rëndësishme “Karta Rinore Evropiane”?
Të gjithë të rinjtë nga mosha 14 deri në 30 vjeç mund të pajisen me kartë dhe të përfitojnë zbritje çmimesh nga 10% deri në 70% në Shqipëri dhe në Europë në shërbime dhe produkte në fushat, si: akomodim, udhëtime, argëtim, trajnime e studime, shëndetësi, sektori bankar, telekomunikacion dhe internet, turizëm, sport, etj.

Imazhi i Kartes Rinore Evropiane

 

Cili është misioni i “Kartës Rinore Evropiane” dhe EYCA?
“Të bëhet një mjet për të fuqizuar të rinjtë duke i ndihmuar të kursejnë çdo ditë, dhe të jetojnë më mirë duke investuar më shumë në të ardhmen e tyre”.

“Youth Act Albania” në muajin Shkurt 2015 është bërë pjesë e “European Youth Card Association” EYCA dhe ka marrë ekskluzivitetin per të administruar “Kartën Rinore Evropiane” në Shqipëri. EYCA është një organizatë evropiane jo fitimprurëse, e cila përfaqëson 39 organizata që administrojnë “Kartën Rinore Evropiane” në 36 vende Evropiane.

Organizatat anëtare synojnë të promovojnë kartën në vendin e tyre për të siguruar dhe ofruar më shumë perfitime, avantazhe dhe zbritje çmimesh për kartëmbajtësit kudo në Evropë.

Organizata “Youth Act Albania” po synon të bëhet partner me universitetet, institucionet publike, bankat dhe me kompanitë për të ofruar më shumë avantazhe, lehtësira dhe tarifa të reduktuara për të rinjtë në Shqipëri.

Cilat janë arsyet përse të rinjtë duhet të pajisen me “Kartën Rinore Evropiane”?

1. Mundësi kursimi. 60 mijë biznese që ofrojnë zbritje çmimesh në shërbime dhe produkte në 36 vende në Evropë. Aktualisht janë mbi 150 oferta nga bizneset dhe kompanitë shqiptare.

2. Mundësi aktivizimi & pjesëmarrje. Bëheni pjesë e një komuniteti rinor aktiv me mbi 5 milionë të rinj evropianë nga 36 vende të Evropës.

3. Informacion për të rinjtë. Krijimin e një rrjeti me mbi 5 milionë anëtarë të rinj evropianë të cilët marrin informacion të përditësuar për mundësi: studimi, trajnimi, mobiliteti etj.

4. Status të njëjtë me studentët dhe të rinjtë evropianë. Përfitoni të njëjtat oferta, të drejta dhe zbritje çmimesh.

5. Përfshirje në projekte rinore. Mundësi aktivizimi dhe pjesëmarrje në projekte me fokus rininë.

6. Mundësi punësimi dhe intership-e informoheni për mundësi dhe njoftime punësimi dhe intershipi nga kompanitë shqiptare dhe evropiane.

7. Mundësi promovimi të talenteve të rinj. Do bëheni pjesë e konkurseve dhe aktiviteteve rinore të cilat do promovojnë të rinjtë ekselentë dhe të talentuar.

kategoritë e zbritjeve-karta rinore-businessmag

Dhe së fundmi, cila është mënyra e aplikimit ?
Mund të aplikoni online në faqen www.kartarinore.al, ose të vini pranë zyrave të “Youth Act Albania”.Tarifa për t’u pajisur me “Kartën Rinore Evropiane” është vetëm 5 euro (700 lek) dhe është e vlefshme për 1 vit.

 

Artikulli u publikua në fq. 16 të nr. 7 të revistës Business Magazine Albania. Revistën mund ta shfletoni të plotë në këtë link.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0