Ulen tarifat e roaming BE-Ballkani Perëndimor - Business Magazine Albania

Ulen tarifat e roaming BE-Ballkani Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë për hyrjen në fuqi të marrëveshjes për uljen e tarifave të roaming-ut ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ndërsa bëri me dije se çmimet janë ulur mesatarisht deri në 99% që prej 1 tetorit.

MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se prej 1 tetorit, çmimet e “Internetit Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri 99%, të konkretizuar pas firmosjes së marrëveshjes në samitin historik të dhjetorit në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook

Deklarata për Roaming u nënshkrua në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor 2022. Deklarata erdhi pas gati një viti pune të përbashkët intensive të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Komisionit Evropian, si edhe me mbështetjen politike të BE-së dhe BP-së.

Lexo: 5 shenja se jeni i stresuar nga shkaku i punës

Sipas marrëveshjes, çmimi tavan për 1 GB të dhëna roaming me ofertë në paketat celulare nuk duhet të kalojë shifrën 18 euro. Në disa raste çmimi është ulur deri në 1,6 euro për GB dhe qëllimi mbetet komunikimi më i lirë ndërkombëtar.

Marrëveshja është pranuar në mënyrë vullnetare nga 38 operatorë telekomunikacioni në BE dhe në Ballkanin Perëndimor. Në të ardhmen, çmimi për 1 GB të dhëna të transmetuara përmes sistemit do të ulen duke nisur nga 1 tetori deri në vitin 2028: 18 euro nga 1 tetori 2023, 14 euro nga viti 2026 dhe 9 euro nga viti 2028.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0