Twitter ka humbur pothuajse gjysmën e të ardhurave të tij

Twitter ka humbur pothuajse gjysmën e të ardhurave të tij nga reklamat

Twitter ka humbur pothuajse gjysmën e të ardhurave nga reklamat, ka theksuar Elon Musk, i cili e bleu atë për 44 miliardë dollarë tetorin e kaluar.

Sipas mediave të huaja,  ai tha se kompania nuk kishte rritjen e pritshme të të ardhurave në qershor, por shtoi se korriku ishte “pak më premtues”.

We’re still negative cash flow, due to ~50% drop in advertising revenue plus heavy debt load. Need to reach positive cash flow before we have the luxury of anything else. — Elon Musk (@elonmusk) July 15, 2023

Elon Musk shkarkoi rreth gjysmën e stafit prej 7,500 veta në Twitter, kur mori detyrën në 2022, në përpjekje për të ulur kostot.
Në anën tjetër, aplikacioni rival Threads ka 150 milionë përdorues, sipas disa vlerësimeve.

Lidhja e integruar me Instagram i jep automatikisht Threads, platformës së projektuar nga Meta, qasje për dy miliardë përdorues të mundshëm.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji Twitter vendosi të kufizojë sa tweet-e mund të lexojnë përdoruesit e tij.

Lexo edhe: ChatGPT në hetim për rreziqet rreth përgjigjeve të rreme

Kështu, ishte bërë e ditur se përdoruesit e paverifikuar mund të lexojnë 1,000 cicërima dhe përdoruesit e verifikuar 10,000 në ditë, një lëvizje për të cilën thuhet se ka “hutuar” reklamuesit.

Ai rriti përpjekjet për të shtyrë përdoruesit drejt Twitter Blue, shërbimi i tij i abonimit me pagesë.

Ndërkohë, Linda Yaccarino, ish drejtuese e reklamave në NBCUniversal, u angazhua si CEO në qershor – një lëvizje që tregon se shitjet e reklamave janë ende një prioritet për Twitter.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0