Kallz Center hap thirrjen për Women Startup Competition Albania 2025. Apliko tani! - Business Magazine Albania

Kallz Center hap thirrjen për Women Startup Competition Albania 2025. Apliko tani!

Kallz Center hap thirrjen për Women Startup Competition Albania 2025. Apliko tani!

Qendra Kallz ka hapur aplikimet për startupet që duan të bëhen pjesë e programit të trajnimit dhe mentorimit. Startupet që janë në fazat e para, ose kanë tashmë një prototip të produktit të tyre, janë të mirëpritur të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit të trajnimit.

Programi u dedikohet startupeve që drejtohen ose janë themeluar nga vajzat. Pas një rrugëtimi njëmujor formimi, 10 finalistë do të futen në garën e prezantimeve Women Startup Competition Albania 2025. Shërbimet e trajnimit dhe mentorimit do të ofrohen falas për startupet, pasi Women Startup Competition në Tiranë ka si mbështetës kryesor BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla, financuar nga EU – Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF). Programi mbështetet gjithashtu edhe nga Sigma dhe EasyPay

Lexo edhe:Match Maker Albania, 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete të botës. Rama: Shqipëria një potencial që nuk duhet humbur

Ky është viti i katërt që Qendra Kallz zhvillon programin e startupeve drejtuar nga gra dhe vajza. Deri më tani janë bërë pjesë e programit mbi 120 startupe. Dhjetëra prej tyre kanë siguruar tashmë kontratat e para të bashkëpunimit me sipërmarrje në fushat e teknologjisë, financës, në turizëm dhe në sektorë të tjerë të shërbimeve.

Tre fituesit do të mbështeten me zhvillimin e mëtejshëm të startupit të tyre, ndërsa fituesi kryesor konkuron në finalen ndërkombëtare të Women Startup Competition.

Ku do të fokusohet program i trajnimit?

-Businessplan

-Marketing& PR

-Pitching Presentation

Apliko këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0