Future Fridays #8 / Krissy Cela, ndër shqiptaret që na bëjnë krenarë, risitë e ChatGPT dhe mrekullia kineze! - Business Magazine Albania

Future Fridays #8 / Krissy Cela, ndër shqiptaret që na bëjnë krenarë, risitë e ChatGPT dhe mrekullia kineze!

Future Fridays #8 / Krissy Cela, ndër shqiptaret që na bëjnë krenarë, risitë e ChatGPT dhe mrekullia kineze!

Në episodin e 8-të të Future Fridays, rikthehemi me tre artikuj që kanë tërhequr më shumë vëmendje këtë javë – histori frymëzimi, arritje shkencore dhe trende të reja që kanë “çmendur” rrjetet sociale.

1. Krissy Cela – Shqiptarja që ndërtoi një perandori fitnesi prej 70 milionë dollarësh
Krissy Cela është një nga historitë më frymëzuese të suksesit shqiptar. E lindur në Shqipëri dhe e rritur në Britani, ajo themeloi platformën e fitnesit EvolveYou. Sot, kompania e saj vlerësohet në mbi 70 milionë dollarë.
Lexo më shumë

2. Kina zhvillon implantin e parë tru-shpinë që ndihmon pacientët e paralizuar të ecin sërish
Një revolucion teknologjik po ndodh në fushën e neuroshkencës: Kina prezantoi implantin që lidh trurin me palcën kurrizore. Kjo pajisje u testua me sukses, duke i dhënë mundësinë pacientëve të paralizuar të lëvizin sërish. Zbulimi premton të ndryshojë të ardhmen e trajtimeve për dëmtimet neurologjike.
Lexo më shumë

Lexo edhe:Lumturia, taksat dhe Open Banking – Lajmet më “in” të javës në Future Fridays!

3. Ghiblizo foton tënde – rrjetet sociale “çmenden” pas funksionit të ri të ChatGPT
Një funksion i ri viral nga ChatGPT po mahnit përdoruesit në mbarë botën. Tani mund të transformosh fotot e tua në stilin magjik të Studio Ghibli. Ky trend është bërë hit në rrjete sociale si Instagram dhe TikTok, duke u kthyer në një mjet argëtimi dhe krijimtarie.
Lexo më shumë

Për më shumë detaje dhe për të mos humbur asnjë episod të Future Fridays, qëndroni të lidhur me Business Magazine dhe Said Duleviç.

Na ndiqni çdo të premte në orën 17:00 në Instagram, Facebook, Linkedin, TikTok & YouTube për përmbledhjen tuaj javore të inovacionit!

Episodi i plotë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0