Kina zhvillon implantin e parë tru-shpinë që ndihmon pacientët e paralizuar të ecin sërish! - Business Magazine Albania

Kina zhvillon implantin e parë tru-shpinë që ndihmon pacientët e paralizuar të ecin sërish!

Kina zhvillon implantin e parë tru-shpinë që ndihmon pacientët e paralizuar të ecin sërish!

Prej dekadash, paraliza nga dëmtimet e palcës kurrizore është konsideruar si një gjendje e pakthyeshme. Edhe ndërfaqet më të avancuara tru-kompjuter (BCI), si ato të zhvilluara nga Neuralink i Elon Musk, janë bazuar në idenë se gjymtyrët e paralizuara nuk mund të rikuperohen. Por një studim klinik revolucionar në Kinë po sfidon këtë bindje.

Studiuesit në Universitetin Fudan në Shanghai kanë arritur të rikthejnë aftësinë për të lëvizur tek katër pacientë të paralizuar, vetëm disa orë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale minimalisht invazive. Gjatë provës, janë implantuar çipa elektrosh në tru dhe në palcën kurrizore, duke rindërtuar rrugët e komunikimit nervor të dëmtuara nga trauma. Brenda 24 orëve pas operacionit, pacientët rifituan kontrollin mbi këmbët. Disa javë më vonë, ata mund të ecnin në mënyrë të pavarur. Disa madje raportuan edhe rikthim të ndjesive nervore.

Ndërfaqja tru-shpinë kapërcen paralizën

Ndryshe nga ndërfaqet tradicionale tru-kompjuter që mbështeten në pajisje të jashtme për të kontrolluar lëvizjet, sistemi i ri funksionon duke stimuluar drejtpërdrejt nervat e fjetur në trup. Ky proces, i njohur si “rimodelim nervor,” i jep mundësi sistemit nervor të vetë-rindërtohet dhe, potencialisht, të eliminojë nevojën për pajisje ndihmëse gjatë gjithë jetës. Studiuesi kryesor, Jia Fumin nga Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë së Inteligjencës së Ngjashme me Trurin në Fudan, theksoi rëndësinë e këtij arritjeje:

“Dikur ishim të varur nga teknologjitë mjekësore të vendeve të huaja, por tani kemi hyrë në një territor të panjohur më parë. Kemi zhvilluar një zgjidhje origjinale të ndërfaqes tru-shpinë, të gjeneratës së re.”

Procedura përfshin implantimin e dy çipave shumë të vegjël rreth 1 mm në diametër në korteksin motorik të trurit. Këto çipa mbledhin dhe deshifrojnë sinjalet nervore dhe më pas dërgojnë impulse elektrike të sakta drejt rrënjëve nervore të palcës kurrizore, duke krijuar një urë të drejtpërdrejtë komunikimi midis trurit dhe muskujve të paralizuar.

Lexo edhe:64.5 milionë euro për Shqipërinë, BE miraton sot fondet nga Plani i Rritjes

Rasti i parë: përparim i pabesueshëm brenda dy javësh

Pacienti i parë, një burrë 34-vjeçar që mbeti i paralizuar pas një rrëzimi, iu nënshtrua operacionit më 8 janar. Brenda 24 orëve, ai arriti të lëvizte të dy këmbët. Pas 14 ditësh, ai mund të ecte mbi pengesa dhe të përshkonte mbi 5 metra me ndihmën e një strukture mbështetëse. Tre pacientë të tjerë iu nënshtruan operacionit në shkurt dhe mars, dhe të gjithë shfaqën rikuperim të konsiderueshëm brenda javëve të para.

Rikuperim më i shpejtë se studimet e mëparshme

Krahasuar me kërkime të mëparshme në Zvicër, të cilat treguan efekte të ngjashme pas 6 muajsh, qasja kineze ka reduktuar ndjeshëm kohën e rikuperimit në vetëm dy javë, duke sugjeruar një metodë më efikase dhe me më pak dëmtime kirurgjikale.

Në vizitën e ndjekjes në fund të shkurtit, pacienti i parë raportoi: “Këmbët më ndihen të ngrohta dhe djersiten, ndjej një ndjesi shpimi. Kur ngrihem në këmbë, ndjej që muskujt po kontraktohen.”

Ai gjithashtu rifitoi ndjesinë për të kuptuar kur kishte nevojë të shkonte në tualet – një shenjë e qartë e rikuperimit më të thellë nervor.

Një hap i madh për neuroteknologjinë në Kinë

Të gjitha pajisjet mjekësore të përdorura në këtë ndërhyrje janë zhvilluar në Kinë, duke shënuar një avancim të madh për këtë vend në fushën e neuroteknologjisë. Me mbi 3.7 milionë pacientë me dëmtime të palcës kurrizore dhe 90,000 raste të reja çdo vit në Kinë, potenciali i kësaj teknologjie është i jashtëzakonshëm. “Nëse implantojmë ndërfaqen kurrizore dhe e kombinojmë me 3 deri në 5 vite trajnim rehabilitimi, nervat e pacientit mund të rilidhen dhe të rimodelohen. Në fund, mund të arrijmë t’i çlirojmë pacientët nga varësia ndaj pajisjeve,” përfundoi Jia për South China Morning Post.

IE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0