Lumturia, taksat dhe Open Banking – Lajmet më “in” të javës në Future Fridays! - Business Magazine Albania

Lumturia, taksat dhe Open Banking – Lajmet më “in” të javës në Future Fridays!

Lumturia, taksat dhe Open Banking – Lajmet më të “in” të javës në Future Fridays!

Si çdo të premte, “Future Fridas” vjen për të sjellë në vëmendje temat më të diskutuara, më frymëzuese dhe më surprizuese të javës. Ja çfarë nuk duhet të humbisni këtë herë:

Shqiptarët e Kosovës më të lumtur se shqiptarët e Shqipërisë?
Raporti Botëror i Lumturisë 2025 ka ngjallur diskutime, teksa shqiptarët e Kosovës renditen më lart në indeksin global të lumturisë sesa shqiptarët e Shqipërisë. Faktorët që ndikojnë janë të ndryshëm – nga ndjenja e komunitetit, tek perceptimi për lirinë individuale.
Lexo më shumë

Hungaria surprizon me një politikë unike për nënat
Në Hungari, nënat që kanë më shumë se dy fëmijë nuk do të paguajnë më kurrë taksa për pjesën tjetër të jetës. Ky vendim është pjesë e një fushate për të përmirësuar normat e lindshmërisë dhe për të nxitur familjet e mëdha në vend.
Lexo më shumë

SEPA dhe Open Banking – ndryshimet që vijnë në Shqipëri
Në Forumin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, u njoftua nisja e aplikimit të SEPA-s në tetor. Por çfarë do të thotë kjo për përdoruesit dhe bizneset? Open Banking është gjithashtu në horizont – dhe do të sjellë më shumë akses, shpejtësi dhe transparencë financiare.
Lexo më shumë

Këto janë vetëm disa nga temat që diskutuam këtë javë në Future Fridays! A ka ndonjë nga këto lajme që të ka habitur apo entuziazmuar më shumë?

 Për më shumë detaje dhe për të mos humbur asnjë episod të Future Fridays, qëndroni të lidhur me Business Magazine dhe Said Duleviç.

Episodi i plotë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0