Krissy Cela - Shqiptarja që ndërtoi një nga platformat më të mëdha të fitnesit në botë me vlerë $70 milionë! - Business Magazine Albania

Krissy Cela – Shqiptarja që ndërtoi një nga platformat më të mëdha të fitnesit në botë me vlerë $70 milionë!

Krissy Cela - Shqiptarja që ndërtoi një nga platformat më të mëdha të fitnesit në botë me vlerë $70 milionë!

Nga Eni Muça

Krissy Cela është një ndër ato emra që të frymëzon menjëherë. E lindur në Shqipëri, ajo e nisi rrugëtimin drejt një jete më të mirë në mënyrën më të vështirë të mundshme—duke u larguar drejt Mbretërisë së Bashkuar me një kamion dhe gomone. Por kjo histori nuk ndalet te sakrifica për të emigruar, ajo vazhdon me krijimin e një perandorie që sot vlerësohet me mbi 70 milionë dollarë, të ndërtuar nga zero me pasion, vendosmëri dhe një besim të palëkundur tek vetja.

Krissy është themeluese e EvolveYou, një nga aplikacionet më të suksesshme për trajnime fitnesi për gratë në mbarë botën, dhe bashkëthemeluese e Oner Active, një brand i fuqishëm i veshjeve sportive për femra. Në zemër të çdo produkti dhe programi të saj qëndron një vizion i qartë: çdo grua meriton të ndjehet e fuqishme, e bukur dhe e aftë. Ajo e nisi rrugëtimin profesional si trajnere force ndërkohë që studionte juridik dhe punonte 30+ orë në javë si kameriere. Me shumë përkushtim dhe punë të palodhur, në moshën 24-vjeçare ajo lançoi aplikacionin EvolveYou dhe më pas, në vitin 2020, edhe markën globale të veshjeve Oner Active.

Lexo edhe:Nga emigrante me kamion në Angli, shqiptarja në listën e sipërmarrësve të Forbes

Më pëlqen të jem gjithmonë në një gjendje jo të rehatshme. Vetëm atëherë ndodhin gjëra të mëdha,” thotë Krissy.

Krissy është më shumë sesa një sipërmarrëse. Ajo është një ambasadore e mirëqenies, një frymëzuese globale, dhe një shembull i fortë për çdo të re shqiptare që ëndërron të arrijë përtej kufijve. Ajo nuk e ka harruar asnjëherë origjinën, dhe vlerat që e rritën – puna e ndershme, përkushtimi dhe familja.

“Dua që trashëgimia ime të jetë se u kam dhënë njerëzve shpresë dhe mundësi për të parë potencialin e tyre, për të ndryshuar rrëfimin e jetës së tyre dhe për të mos e lënë të kaluarën të diktojë të ardhmen.”

Sot, ajo punon me marka të mëdha ndërkombëtare, udhëheq fushata frymëzuese, krijon komunitete globale për gra që duan të ndërtojnë një version më të fortë të vetes, dhe është shembull i shkëlqyer se çfarë do të thotë të jesh shqiptare – me rrënjë të forta dhe ëndrra pa kufij.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Ti jeton vetëm një herë, por nëse jeton ashtu si duhet, edhe një herë mjafton.”
— Mae Uest
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0