E ARDHMJA VJEN NË MEKTRIN MOTORS PËRMES VOLVO EX90 DHE XC90 - Business Magazine Albania

E ARDHMJA VJEN NË MEKTRIN MOTORS PËRMES VOLVO EX90 DHE XC90

Në 27 mars, showroom-i ekskluziv i Volvo Cars Albania pranë Mektrin Motors u mbush me energji pozitive, ku të ftuarit u bënë pjesë e një ngjarjeje me fokus inovacionin, të ardhmen e industrisë automotive, tekonologjinë dhe luksin sjellë nga Volvo përmes modeleve më të reja EX90 dhe XC90. 

Eventi u hap me një fjalë mirëseardhjeje nga Z. Edmond Shahini, CEO dhe themelues i Mektrin Motors, i cili theksoi rëndësinë e këtij eventi për markën Volvo dhe rëndësinë e teknologjisë që Volvo Cars Albania sjell në Shqipëri. 

Kryefjala e mbrëmjes, modelet më të reja Volvo EX90 dhe XC90 iu prezantuan të ftuarve nga dy përfaqësuesit e shitjes të Volvo Cars Albania, Aurela Mertini dhe Besmir Lazaj, të cilët me pasion dhe profesionalizëm krijuan një atmosferë interaktive dhe interesante. Të ftuarit patën mundësinë të njohin makinat nga afër, të zbulojnë karakteristikat e teknologjisë së avancuar dhe të shijojnë përvojën e një test-drive të personalizuar.

Volvo EX90 dhe XC90 janë dy nga modelet më të avancuara dhe të preferuara të markës, që ofrojnë një përvojë të veçantë udhëtimi. Volvo EX90 e re plotësisht elektrike, një SUV i ri me 7 vende që përcakton një epokë të re për sigurinë duke vendosur standarde të reja për automobilizmin e qëndrueshëm. Me një gamë të gjerë veçorish, përfshirë teknologjinë për të monitoruar shëndetin e shoferit dhe radarët me kamerat 360°, EX90 është një makinë që bashkon efikasitetin me luksin.

Nga ana tjetër, Volvo XC90 është një SUV klasik hibrid, i njohur për sigurinë dhe performancën e tij. Me një dizajn elegant dhe hapësirë të bollshme për familje, XC90 ofron një udhëtim të rehatshëm dhe të sigurt, falë përmbushjes së standardeve më të larta të sigurisë dhe teknologjisë. Të dy modelet, EX90 dhe XC90, përfaqësojnë përkushtimin e Volvo për inovacionin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë, duke ofruar një përvojë të paharrueshme për çdo udhëtim.

Mbrëmja u shoqërua nga muzikë klasike nga profesionistë të Teatrit të Operas dhe Baletit si një detaj që solli dhe më qartë elegancën dhe luksin e brandit Volvo. 

Ky event bëri së bashku klientët e Mektrin Motors dhe Volvo Cars Albania të cilët u shprehën entuziastë për risitë e modeleve të reja dhe për mënyrën se si u njohën me këto të reja duke i përjetuar përmes drive-test dhe shpjegimeve të detajuara të stafit. 

  1. Edmond Shahini, theksoi për Business Magazine: “Presim të ndajmë më shumë eksperienca dhe mundësi të veçanta me të gjithë ata që e vlerësojnë luksin, teknologjinë dhe cilësinë e markës Volvo Cars Albania, sjellë në Shqipëri nga Mektrin Motors. Ky event ishte jo vetëm një mundësi për të provuar modelet e reja të Volvo, por gjithashtu për të përjetuar shërbimin dhe përkushtimin që Mektrin Motors ofron për çdo klient të tij”.

https://www.volvocars.com/al/  

https://mektrin.al/en

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0