Trendi që po prek të gjitha kompanitë - Business Magazine Albania

Trendi që po prek të gjitha kompanitë


Dhjetë vite më parë, Steve Jobs qëndroi në skenë dhe ndryshoi botën. Ai mori të gjitha informacionet e krijuara deri atëherë dhe e vuri atë në xhepat tonë duke çrregulluar mendjet tona. Lançimi i iPhone ishte një moment përcaktues në historinë tonë jo për atë që ka qenë, por për atë që u bë dhe përparimet që solli.

Zhvillimet teknike kanë ardhur shumë shpejt në dekadën e fundit dhe përparimet eksponenciale jo vetëm që kanë çuar në një rritje të madhe në Wall Street, por kanë ndikuar mbi çdo industri që nga shëndeti, argëtimi, arkitektura, e-commerce, transporti dhe ka krijuar ndryshim të vërtetë në jetën e miliarda njerëzve.

Me kaq shumë industri të ndryshme të transformuara nga përparimet teknologjike është e vështirë të dish se cila do të krijojë një ndryshim edhe më të madh. Ekspertë të industrive janë duke parashikuar prirje për realitetin virtual, nanoteknologjinë, inteligjencën artificiale apo personalizimin në masë, por të gjitha këto prirje janë duke harruar trendin më të ri që do të ndikojë njësoj mbi kompanitë, qeveritë, institucionet dhe individët.

Ky ndryshim ideologjik mund të përfshijë një transformim të vazhdueshëm dhe do të jetë pengesë për çdo biznes apo individ i cili do të përpiqet të qëndrojë relevant. Kjo mund të tingëllojë abstrakte, por në realitet është e thjeshtë: Organizatat shpenzojnë shuma të mëdha parash çdo vit për të qëndruar në krye të trendeve aktuale. Ata hapin llogari në Facebook dhe Twitter (ose edhe Snapchat), zgjedh SEO-n e tyre të përshtatshme për algoritmet e reja të Google-it dhe sigurohen që sistemet e tyre kanë teknologjinë më të re (zakonisht duke bërë përmirësim vetëm një herë në disa vite).

Këto transformime sjellin kosto, nevojën për trajnime të reja për të siguruar rritjen e duhur dhe adaptimin. Çështja me të cilën përballet organizata sot është shpejtësia në të cilën këto përparime janë duke u lançuar e cila është gjithmonë në rritje dhe nevoja për adaptimin e tyre duhet të jetë e shpejtë, përndryshe ata janë në rrezik për t’u kaluar nga konkurrenca.

Të qenit i shkathët do t’i lejojë kompanitë që të zhvillohen shpejt, në mënyrë më efiçente dhe më lirë se sa janë duke e bërë për momentin – një litar shpëtimi në ekosistemin e tanishëm të risive me shpejtësi të rrezikshme.

Të jesh në gjendje të përshtatesh me shpejtësi do të jetë faktori vendimtar në suksesin apo dështimin e çdo kompanie, pavarësisht madhësisë së kompanisë apo industrisë. Në këtë moment është një fëmijë në shkollën e mesme i cili është duke punuar për diçka në garazhin e tij që ka potencial të shkatërrojë Facebook-un, studentë të universitetit të cilët po kodojnë një program që mund të ndryshojë gjithçka që dimë për inteligjencën artificiale dhe startupe në të gjithë botën të cilët janë duke krijuar risi të reja, që sipërmarrjet masive do të duhet t’i miratojnë për të qëndruar në lojë.

Pa patur një largpamësi për transformim të vazhdueshëm në thelbin e një biznesi, ai do të bëhet i brishtë pa marrë parasysh sa e madhe apo e qëndrueshme është.

Burimi: entrepreneur.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0