"Jam shumë krenar që çdo gjë e kam nisur me 0 lekë"/ Genti Zotaj.. - Business Magazine Albania

“Jam shumë krenar që çdo gjë e kam nisur me 0 lekë”/ Genti Zotaj në Business Key

Nga Adelina Onuzi

Në botën e biznesit, ku shumëkush pret momentin ideal për të filluar, Genti Zotaj ka një filozofi tjetër: “Suksesi i çdo njeriu fillon me guximin.” Në rubrikën “Business Key”, eksplorojmë rrugëtimin e një sipërmarrësi që la pas “luksin” e jetës korporative dhe vendosi të ndërtojë diçka krejtësisht të tijën, me shumë sfida, pak gjumë dhe një pasion të pakufishëm.

Në vitin 2014, Genti dha dorëheqjen nga një karrierë ndërkombëtare në bankë, duke braktisur udhëtimet në hotele me pesë yje dhe jetën e rrëmujshme të korporatave globale për të themeluar Greenleaf, një kompani që sot është sinonim i inovacionit dhe krijimit të vlerës në biznesin shqiptar dhe më gjerë.

Ai tregon se nuk ka ekzistuar një “kuti” ku të futej dhe asnjë limit që e ndalonte të ëndërronte më larg. Njëkohësisht, rruga e tij nuk ka qenë e lehtë: “Ngrihesha në orën katër të mëngjesit, punoja për projektin tim, pastaj shkoja në bankë.”

Për Gentin, të jesh udhëheqës nuk do të thotë vetëm të kesh titullin “bosi”. Duhet të jesh aty ku është nevoja në secilin moment. Me një maturi të rrallë, Genti nxjerrë në pah se vizioni dhe vendosmëria janë thelbësore për çdo sukses.

Genti na kujton se momentin e duhur duhet ta krijosh vetë. Ai na mëson se çelësi është të marrësh guximin për të nisur dhe të mos ndalesh, edhe kur rruga duket e pasigurt.

Business Key sjell histori si e Gentit, për të frymëzuar brezin e ri të sipërmarrësve shqiptarë që të guxojnë, të reflektojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Në fund të fundit, rruga e Gentit Zotaj nuk është vetëm një tregim për një sukses biznesi, është një ftesë për të gjithë ne që të dalim nga “kutitë” tona, të bëjmë zgjedhje të guximshme dhe të krijojmë diçka të jashtëzakonshme.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0