Brendi që po shet rroba që... nuk ekzistojnë/ Ti do i blije? - Business Magazine Albania

Brendi që po shet rroba që… nuk ekzistojnë/ Ti do i blije?

Nëse do të më kishit thënë para pak vitesh se njerëzit do të blinin veshje që nuk i veshin kurrë fizikisht, do t’ju mendoja për të çmendur. Sot? Është një nga tendencat më të pazakonta e njohura në modë dhe teknologji. Dhe e gjitha nisi në… Zagreb.

Tribute Brand, një startup nga Kroacia, ka thyer çdo rregull të modës. Nuk ka atelie. Nuk ka copa. Nuk ka zinxhir prodhimi. Por ka klientë në mbarë botën, bashkëpunime me artistë si Charli XCX dhe investime miliona dollarëshe nga firmat më të njohura në teknologji.

Çfarë shesin? Rroba që nuk ekzistojnë.
Veshje digjitale që aplikohen në fotot e tua, për Instagram, TikTok apo avatarin në Metaverse. Krijime futuriste, të pamundura për t’u realizuar në botën reale, por perfekte për botën digjitale, atë ku ne sot kalojmë më shumë kohë se në realitet.

Tribute nuk është thjesht një brend. Moda nuk është më material, është përvojë, është identitet online, është pikërisht ajo që je kur del përpara botës… në një ekran.

Dhe ndryshe nga industria tradicionale e modës, kjo nuk ndot, nuk prodhon mbetje, nuk ka stoqe të tepërta. Zero mbetje. Zero transport. Zero rrisk.
Vetëm stil. Vetëm të ardhme.

Nëse kjo ju duket absurde, kini parasysh, kjo kompani nga Ballkani është në pararojë e një industrie që shumë marka të mëdha po përpiqen ta kuptojnë, por ende nuk e kanë kapur dot.

Ky është lajmi:
Moda e re nuk vishet. Ajo klikohet. Dhe shitet shtrenjtë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0