Tirana shpallet Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025. Çfarë tregon kjo për ne? - Business Magazine Albania

Tirana shpallet Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025. Çfarë tregon kjo për ne?

Tirana është shpallur zyrtarisht këtë të mërkurë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025.Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se  progresi në Tiranë është i jashtëzakonshëm. Ai theksoi se tashmë qyteti ka një identitet të qëndrueshëm dhe një kryeqendër për kulturën dhe dialogun në Mesdhe.

“Sot jemi në një moment në të cilin Tirana, pasi ishte Kryeqyteti Evropian i Rinisë, ishte Qyteti Evropian i Sportit, sot në këtë vit gjatë 2024 drejton Rrjetin e Bashkive të Ballkanit dhe në 2025 do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Progresi i qytetit është i jashtëzakonshëm. Tani jo vetëm që kemi një identitet të qëndrueshëm, kemi një kulturë të qëndrueshme, por kemi mundësi që ta rrezatojmë këtë përjashta nesh dhe të jemi një kryeqendër për kulturën dhe për dialogun për gjithë Mesdheun”, tha ai.

Nga ana tjetër, Blendi Gonxhe, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inavacionit, tha se Bashkia Tiranë është gjenerator i një lëvizje artistike kulturore.

“Ky është një moment i rëndësishëm për qytetin dhe për kryetarin e Bashkisë, kolegun, mikun, shefin tim. Sot jemi bashkëvuajtës në një drejtim të caktuar sepse duhet të investojmë bashkë për kulturën dhe artin. Duhet të investojmë bashkë për një ekonomi kreative, për një industri rekreative të artit por dhe të gjithçka që lidhet me qytetin, i cili është i njerëzve. Mirë se na gjeni dhe mirë se jemi në një kryeqytet i cili sot është në garë për të qenë përfaqësues rajonal, pse jo europian dhe duhet të bëjmë ç’është e mundur të gjithë që ta ngremë edhe më lart këtë emër që sot Tirana ka marrë”, deklaroi Gonxhe.

lexo: A keni një start-up dhe kërkoni të rriteni me financim? Kjo mundësi është për ju!

Për të pritur një tjetër vit të rëndësishëm për kryeqytetin, Bashkia e Tiranës organizoi një festë me pjesëmarrës përfaqësues të botës së artit dhe kulturës. 2024-a do të jetë një vit përgatitor për të zbatuar më pas në 2025-ën titullin “Tirana, kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”.

Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kryeqyteti ka mbajtur tituj të rëndësishëm dhe kjo falë bashkëpunimit pa kushte nga të gjithë.

“Nëse do e ndajmë mendjen që do bashkëpunojmë, i gjithë qyteti do gjallërohet nga një energji e jashtëzakonshme. Kur e filluam këtë punë, edhe në qeveri, edhe në bashki, Tirana kishte një jetë të vobektë kulturore. Sot shumë nga kolegët do të mbarojnë aktivitetin këtu dhe do shkojnë në skenat e tyre ose në galerinë e tyre”.

Ai tha gjithashtu se ky do të jetë viti i kulturës për Tiranën dhe për Shqipërinë.

“Komuniteti i Kulturës sot mund të ketë aprovuar mbi 100 projekte në kulturë dhe në sport. Ne duam që të vazhdojmë në këtë frymë. Ky qytet e meriton këtë titull, këtu po rrisim familjet tona, këtu po jetojmë jetët tona, këtu kemi parë shumë ndryshime, këtu jo çdo gjë është perfekte, por kemi pasur mundësi të ndryshojmë realitete të vogla”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0