A keni një start-up dhe kërkoni të rriteni me financim? Kjo mundësi është për ju! - Business Magazine Albania

A keni një start-up dhe kërkoni të rriteni me financim? Kjo mundësi është për ju!

A keni një start-up dhe kërkoni të rriteni me financim? Kjo mundësi është për ju!

Keni një biznes të regjistruar brenda 24 mujave të fundit dhe synoni të rriteni shpejt? Por, keni nevojë për Financim?!Programi “Access to Finance” i Frankfurt School ofron zgjidhje për ju. Si?

Ky projekt financohet Banka Gjermane për Zhvillim (KFW) dhe zbatohet nga Frankfurt School që është një nga 28 shkollat më të mira në të gjithë botën. Projekt zhvillohet ne 2 shtylla baze, 1 shtyllë që lidhet me mbështetjen e Institucioneve financiare dhe tjetra për të mbështur bizneset e reja dhe startup-et si dhe trajnimin e tyre për të përfituar nga aksesi në financë. Projekti synon të krijojë një lidhje eficente midis këtyre dy aktorëve, për zhvillim dhe rritje të shpejtë të startup-eve. Startup-et duhet të jenë minimumi 24 muaj që të kenë potencial të rriten shpejt dhe që kanë nevojë për financim.

Oferta për zhvillimin e kapaciteteve  që është 3.5 ditë. Sipërmarresit kanë mundësi që të bëhen gati për ta rritur biznesin e tyre, duke konsoliduar dhe inovuar idenë dhe modelin e biznesit, duke kuptuar për financat e tyre, dhe për të bërë projeksione sa më realiste si dhe për të prezantuar  idenë e tyre për financim.

Lexo edhe:“Borsen 7”, produkti më i ri i SmartED, është miku më i mirë i çdo investitori!

Trajnimet përfshijnë temat:

  • Zotërimi i Biznesit: Nga Ideja te Investimi
  • Punojmë Me Mençuri dhe Rritemi Shpejt: Rritja me Ekipin e Saktë
  • Forca e Rrjetëzimit
  • Udhëheqësit e Marketingut Digjital

Kohëzgjatja: 3.5 ditë

Do të zhvillohet:

  • Trajnim interaktiv
  • Mentorim për aksesin në financë
  • Rrjetëzimi mes kompanive dhe bankave partnere të projektit

Përfitimet:

  • Njohuri dhe aftësi mbi menaxhimin e biznesit dhe financave
  • Certifikime
  • Akses në Financë

Do të nisin në  21 shkurt me startupe të trajnuar dhe në 23, 24, 25 shkurt me biznese të reja të patrajnuar.

Trajnimet mbulohen nga projekti dhe organizohen në të gjithë Shqipërinë

Për aplikime, klikoni në këtë link

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0