Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) - Shpallja e Thirrjes e Tretë për Shprehje të Interesit - Business Magazine Albania

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) – Shpallja e Thirrjes e Tretë për Shprehje të Interesit

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) është një instrument financimi i krijuar për të rritur punësueshmërinë, veçanërisht të të rinjve. Ai rrit konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve në ekonomitë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë për projekte bashkëpunuese ose të trajnimit dual të zbatuara përmes partneriteteve ndërmjet instituteve të formimit profesional dhe sipërmarrjeve. Grantet alokohen përmes një sfide konkurruese rajonale.

Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) ka financuar 64.43milion Euro per RCF, ndërsa Qeveria Zvicerane, e përfaqësuar nga Bashkëpunimi Zviceran përZhvillim (SDC) ka bashkëfinancuar 9.7 milionë CHF. Fondet i janë mandatuar Bankës Gjermane përZhvillim KfW dhe zbatohen nga Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6-CIF), një nismë e përbashkët e dhomave të tregtisë nga rajoni.

Në raundin e parë dhe të dytë të aplikimeve u paraqitën më shumë se 300 Shprehje Interesi nga të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor 6.  Procesi i përzgjedhjes rezultoi në miratimin e 63 projekteve për financim, duke alokuar rreth 27 milionë euro për investime në pajisje,infrastrukturë dhe trajnime për ofruesit e formimit profesional dhe ndërmarrjet partnere.

Lexo edhe:Apple do të hapë dyqanin e parë në Malajzi, ndërsa zgjerimi në Azi vazhdon

Tani RCF-ja shpall Thirrjen e Tretë për Shprehje të Interesit dhe fton konsorciumet e interesuara të instituteve të formimit profesional dhe sipërmarrjeve të përkushtuara për zbatimin e përbashkët të programeve të trajnimit bashkëpunues për të aplikuar dhe:

Të konkurrojnë për mundësinë për të realizuar investime të konsiderueshme në pajisjet e trajnimit dhe objektet e trajnimit pranë instituteve të formimit profesional dhe të nxiten për të futur teknologji të reja

Të mbështesin zhvillimin e metodave të trajnimit bashkëpunues për të adresuar mungesat e burimeve njerëzore në mënyrë efektive dhe strategjike për t’iu qasur ngritjes së kapaciteteve

Të përmirësojnë punësueshmërinë e të trajnuarve/të diplomuarve të Arsimit dhe Formimit Profesional, si dhe integrimin e tyre në tregun e punës

Të rrisin produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve vendore si rezultat i programeve të trajnimit bashkëpunues të zbatuara me sukses.

THIRRJA E TRETË PËR SHPREHJE INTERESI DO TË JETË E HAPUR NGA DATA 22 MAJ DERI MË 7 KORRIK 2023, ORA 23:59. THIRRJA PUBLIKOHET NJËKOHËSISHT NË GJASHTË EKONOMITË EBALLKANIT PERËNDIMOR: SHQIPËRI, BOSNJË DHE HERCEGOVINË, KOSOVË, MAL TË ZI, MAQEDONI TË VERIUT DHE SERBI. RCF-JA FTON APLIKIME NGA TË GJASHTË EKONOMITË DHETË GJITHË SEKTORËT EKONOMIK.

Thirrja e Tretë për Shprehje Interesi hapet nga data 22 maj deri më 7 korrik 2023. Shpallja zyrtare mund të shkarkohet këtu. Klikoni këtu për të parë orarin e aktiviteteve informative online.

Për çdo pyetje të mëtejshme mos ngurroni të kontaktoni përfaqësuesin e RCF, Z. Renato Vasili në renato.vasili@rcf-wb6.org.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0