"TikTok nuk do të shitet", kompania kineze ka një mesazh! - Business Magazine Albania

“TikTok nuk do të shitet”, kompania kineze ka një mesazh!

Kompania mëmë kineze nuk ka ndërmend të shesë TikTok. Deklarata vjen pasi SHBA miratoi një ligj që e detyron atë ose të shesë aplikacionin ose të ndalohet në Amerikë.

“ByteDance nuk ka plane të shesë TikTok,” tha kompania në llogarinë e saj zyrtare në Toutiao, një platformë e mediave sociale që zotëron.

Në fillim të kësaj jave, TikTok tha se do të kundërshtonte ligjin “jokushtetues” në gjykatë.

Masa e shitjes ose ndalimit u nënshkrua  nga presidenti amerikan Joe Biden.

Shqetësim në SHBA dhe vende të tjera perëndimore është se sa kontroll ka Partia Komuniste Kineze mbi ByteDance dhe të dhënat që ajo mban.

TikTok-u nga ana e tij ka mohuar se mund të përdoret si vegël e qeverisë kineze. Edhe kjo e fundit i ka hedhur poshtë pretendimet dhe ka paralajmëruar se një ndalim i TikTok-ut do të kthehet në disfavor të Shteteve të Bashkuara.

Sidoqoftë aplikacioni i famshëm nuk po përballet me një ndalim të menjëhershëm në SHBA, pasi ligji i ri i jep “ByteDance” 9 muaj kohë për të shitur biznesin dhe një periudhë shtesë prej 3 muajsh, përpara se të zbatohet një ndalim i mundshëm i Tik-Tok-ut. cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0