S’ka më bukëpjekës, furrat shqiptare kërkojnë punëtorë nga India - Business Magazine Albania

S’ka më bukëpjekës, furrat shqiptare kërkojnë punëtorë nga India

Shoqata e Bukës Pastiçerisë dhe Brumërave ka ngritur shqetësimin për mungesën e fuqisë punëtore pasi nuk ka mjaftueshëm bukëpjekës. Përmes një postimi në Facebook, kjo shoqatë njofton se po shohin mundësinë për të rekrutuar punëtorë nga India dhe për t’i sjellë në vendin tonë që të punojnë në furrat e bukës dhe pastiçeritë.

Për këtë, shoqata njofton se ka zhvilluar një takim me përfaqësues të kompanisë ndërkombëtare ABC HR, me seli të korporatës në Dubai dhe me zyra operative në Indi, që ka objekt të punës prurjen e fuqisë punëtore në vendet e tjerë.

Sipas shoqatës, kjo kompani ka një bazë të dhënash me mbi 60,000 punëtorë cilësorë, të cilët janë të gatshëm të punojnë në Europë me kontrata afatgjata. Ndërkohë që, gjatë takimit fokusi u vu te procedurat organizative, teknike e financiare që duhen për rekrutimin e punonjësve.

“Tek të gjithë ne ndihet mungesa e fuqisë punëtore, veçanërisht e specialistëve të bukës, pastiçerisë, dhe brumërave. Për këtë qëllim u organizua një takim paraprak informues me  Kompaninë ndërkombëtare ABC HR me Seli të Korporatës në Dubai dhe me zyra operative në Indi, që ka në objekt të saj prurjen e fuqisë punëtore në vendet e tjera, duke pasur një përvojë të gjatë, në shtete të ndryshme të Europës dhe Ballkanit.

Kompania ABC ka një bazë të dhënash me mbi 60000 punëtorë cilësorë të cilët janë të gatshëm të punojnë në Evropë me kontrata afatgjate. Me kërkesën tonë, më drejtuesit e Kompanisë dhe përfaqësuesit e saj në Shqipëri, u organizua një takim specifikisht për trajtimin e procedurave organizative, teknike e financiare që duhen  për rekrutimin e punonjësve”, shkruan shoqata.

Vështirësitë kryesore në këtë sektor hasen veçanërisht te mungesa e specialistëve të bukës, pastiçerisë dhe brumërave, ndërkohë që kjo situatë ishte paralajmëruar edhe vitin që shkoi nga shoqata. Shqiptarja

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0