Si u bëra inxhiniere në Google pa pasur një diplomë në shkenca kompjuterike? - Business Magazine Albania

Si u bëra inxhiniere në Google pa pasur një diplomë në shkenca kompjuterike?


  • Google ka një reputacion shumë të merituar si një kompani e vështirë për të gjetur një vend pune.
  • Karriera e Angela Taylor dëshmon se duke punuar fort dhe me një qëndrim të duhur, mund të kaloni nga pa asnjë përvojë në programim në një inxhiniere Google edhe pse pa diplomë në shkenca kompjuterike.
  • Taktikat që ajo përdori për të fituar vendin së saj të ëndrrave mund të përdoren nga kushdo.

Lexoni: Nuk është vetëm Google – shumë kompani po luftojnë me diversitetin në vendin e punës

Në maj të vitit 2017, Angela Taylor zyrtarisht u bë një inxhiniere software me orar të plotë në divizionin e hartës së Google-it, me emrin GEO.

Ishte një proces i vështirë gjashtë-vjeçar, por që ja vlejti.

Kjo për shkak se Taylor 30-vjeçare në të vërtetë kishte punuar për Google që nga Prilli i vitit 2012, por në departamentin e burimeve njerëzore. Ajo kishte një diplomë në shkenca komunikimi dhe nuk kishte dijeni për programimin kur ajo ishte e punësuar, madje kurrë nuk e kishte konsideruar atë si karrierë.

Unë jam me origjinë nga Arkansas, jam rritur në një vend të vogël rural atje, ishte shumë larg nga skena e madhe e teknologjisë. Ndërsa rritesha nuk e dija se inxhinieria kompjuterike ishte shumë e rëndësishme,” tha ajo për Business Insider. “Unë thjesht doja të bëhesha aktore.

Ajo u bë pjesë e një praktike të lakmuar të Google dhe më pas nëpërmjet procesit të rëndë të punësimit të Google ajo arriti të punësohej me kohë të plotë. Nuk kishte vende të hapura për programet e komunikimit, kështu që ajo u bë pjesë e departamentit të burimeve njerëzore.

Në Qershor të vitit 2011, ekipi i burimeve njerëzore po punonte me një spreadsheet që mbështetej në një grumbull skriptesh (të njohura si makro) dhe disa prej tyre kishin funksionuar keq. Megjithëse Google është i mbushur me inxhinierë, ekipi mbështetës për grupin e saj ishte i mbingarkuar dhe nuk kishte kohë për ta rregulluar këtë spreadsheet.

Lexoni: Dikur punonjëse e Google, sot po e konkurron atë

Kështu që Taylor u ofrua vullnetarisht për ta rregulluar atë, që do të thotë se ajo mësoi vetë një gjuhë programimi të quajtur Visual Basic. Ajo po bënte një fluturim të gjatë për në Kinë dhe planifikoi që ta përdorte atë kohë për të rregulluar spreadsheet-in.

Gjatë këtij fluturimi ajo u dashurua me programimin.

Kur ajo u kthye në shtëpi, filloi të merrte kurse online falas në faqe si Udacity dhe Code Academy. Ajo u bë vullnetare për të bërë projekte të vogla kodimi për ekipin e saj të burimeve njerëzore. Ajo filloi të bëhej aktive në klasat e kodimit në kolegjin e komunitetit dhe mori pjesë në sfidat e kodimit 24 orësh në punë dhe pastaj u bë pjesë e klasave të kodimit në Stanford, por nuk u regjistrua në një program të shkencave kompjuterike.

Ajo kaloi mbi dy vjet atje dhe vullnetarizoi rrugën e saj për më shumë përvojë duke u bashkuar me ekipin GEO për “projektin e saj 20%”. Google lejon punonjësit të zgjedhin projektet e tyre për 20% të kohës së tyre.

Pas gjashtë muajsh, drejtuesi i teknologjisë tha: “Ti je mjaft mirë. Pse nuk vjen për të punuar me ne me kohë të plotë?” tha ajo. “Në sytë e mi, ky ishte një promovim.

Taktika që kanë funksionuar

Kjo nuk është historia tipike e Google. Në Google, ndonjëherë mund të jetë aq e vështirë për t’u transferuar në një punë të re brenda kompanisë, sa është kur kërkon të fillosh për herë të parë pas shumë intervistave.

Dhe, si një femër me ngjyrë, Taylor nuk duket as si ato inxhinierët tipikë të Silicon Valley, pasi shumica dërrmuese janë të bardhë dhe meshkuj. Një gjë e zgjuar që bëri ishte qëllimisht të kërkonte një ekip brenda Google për projektin e saj prej 20% që ishte tashmë divers.

Kjo ndoshta ishte një nga arsyet pse isha aq e mirëpritur,” tha ajo. “Nga pesë inxhinierë në ekip, tre prej nesh jemi femra, tre vende të përfaqësuara, anglishtja nuk është gjuha jonë e parë për të gjithë, pra mirëpritet kushdo që ka aftësi për të bërë punën.

Lexoni: Google po punëson ish-punonjësit e Apple për të ndërtuar proçesorë

Ky udhëtim si inxhiniere ishte i vështirë dhe po e realizoja pa ndihmën e askujt.” tha ajo. Kur ajo filloi të dyshonte në aftësitë e saj, gjeti mentorë të cilët do ta ndihmonin dhe ta inkurajonin atë. “Mblidhuni së bashku dhe përkrahni njëri-tjetrin. Nuk mund ta bëni vetë.”

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0