Dikur punonjëse e Google, sot po e konkurron atë

Dikur punonjëse e Google, sot po e konkurron atë


Startup-i me bazë në San Francisko, Node dëshiron ta ndryshojë këtë.

Udhëhequr nga themeluesja dhe drejtoresha ekzekutive Falon Fatemi, Node doli të Martën gati për të marrë përsipër qëllimin e saj të lartë për të ndryshuar mënyrën se si zbulojmë informacionin. Duke përdorur IA për t’ju lidhur ju dhe biznesin tuaj me mundësinë e duhur në kohën e duhur, Node dëshiron të “përshpejtojë kërkimin” në internet.

Teknologjia e mbetur në patentim e Node-it punon duke indeksuar njerëz, vende, produkte dhe kompani në vend të faqeve të internetit dhe duke përdorur këto të dhëna për t’i lidhur klientët me mundësitë e ndryshme. Deri më tani, ajo ka gjysëm miliardë profile. IA kupton marrëdhëniet midis njerëzve dhe kompanive dhe mund të bashkojë shtresën e të dhënave me të dhënat personale të klientit.

Lexoni: Pse Google po krijon një bllokues reklamash ndërkohë që është kompania më e madhe e reklamave në internet?

Node aktualisht integrohet me Salesforce dhe klientët mund të bëjnë pyetje si: “Cila kompani do të jetë më e interesuar për produktin tim?” Node do t’i tregojë konsumatorit se kush ose çfarë duhet të lidhet, pse doli me atë përgjigje dhe madje çfarë të thotë për ta shfrytëzuar më së shumti mundësinë. Kërkoni pa përdorur një kuti kërkimi.

“Kërkimi është me të vërtetë fantastik kur e dini se çfarë po kërkoni, por ne jetojmë në një botë ku ka shumë informacion të krijuar në një ditë të vetme sesa në vitet ‘90”, tha Fatemi.

Fondet e fundit të Node përfshijnë 10.8 milionë dollarë financim nga Seria A, të udhëhequr nga Avalon Ventures me pjesëmarrjen e Mark Cuban, NEA dhe Canaan Partners; Node ka ngritur 16.3 milionë dollarë fonde në përgjithësi. Fatemi thotë se ky qëndrim kishte për qëllim të demonstronte fuqinë e teknologjisë përpara lançimit zyrtar. Deri më tani, node ka fituar mbi 100 milionë dollarë në të ardhurat e konsumatorëve dhe ka identifikuar 4 miliardë dollarë të ardhura për bizneset dhe marketerët.

Fatemi është vajza e dy brezave të sipërmarrësve serialë: prindërit dhe gjyshja e saj. Ajo u bë punonjësja më e re e Google në moshën 19 vjeçare. Ajo punoi në zgjerimin global dhe partneritetet strategjike përpara se të punonte si konsulente në botën e startup-eve.

Tani për tani, Node po përqëndrohet për t’u vendosur në hapësirën e shitjes dhe marketingut, duke punuar me bizneset për të gjetur burime të mundshme të të ardhurave, por Fatemi sheh një botë ku teknologjia e Node mund të përdoret pothuajse për gjithçka.

Lexoni: Google po punëson ish-punonjësit e Apple për të ndërtuar proçesorë

Merrni, për shembull, një aplikacion si Tinder. Mënyra se si është vendosur aktualisht, në mënyrë që të gjeni një përshtatje të mundshme, duhet të kaloni nëpër qindra profile, duke shikuar të dhënat për secilin person para se të vendosni nëse ai ose ajo është personi që kërkoni. Node mund të eliminojë të gjithë procesin duke marrë informacionin që di për ju (background-in arsimor, interesat, moshën, etj.), duke gjetur atë të përsosur-in brenda grafikut të të dhënave. Ju mund të dini saktësisht pse njerëzit që kanë zgjedhur janë të pajtueshëm me ju dhe si bonus shtesë, mund t’ju tregojë se çfarë t’iu thoni atyre.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0