Pse Google po krijon një bllokues reklamash ndërkohë që është kompania më e madhe e reklamave në internet? - Business Magazine Albania

Pse Google po krijon një bllokues reklamash ndërkohë që është kompania më e madhe e reklamave në internet?


Google ka në plan të mbrojë përdoruesit e tij të internetit në browser-in e Chrome nga reklamat ndërhyrëse. Është një plan që mund të përmirësojë eksperiencën e shfletimit të internetit për dhjetëra miliona njerëz. Por kjo gjithashtu mund të ngrejë pyetje rreth fuqisë në rritje të tregut të Google.

“Është shumë e zakonshme që njerëzit të ndeshen me reklama të bezdisshme në internet”, shkruan Sridhar Ramaswamy në një postim, “Si për shembull një video e papritur që do ju detyrojë të prisni 10 sekonda para se të shihni përmbajtjen në faqe.”

Funksionaliteti i ri i Chrome, i planifikuar për t’u lançuar vitin e ardhshëm, nuk do të bllokojë të gjitha reklamat. Përkundrazi, ajo do të bllokojë reklamat që Google i konsideron veçanërisht të bezdisshme. Google po publikon udhëzime për të ndihmuar administruesit e siteve të kuptojnë se cilat reklama duhet të bllokohen. Kompania shpreson se shumica e publikuesve do të heqin formatet më të bezdisshme nga faqet e tyre, duke përmirësuar përvojën e shfletimit për të gjithë pa patur shumë reklama.

Kjo është diçka që CEO i Google Larry Page ka menduar për vite me radhë. “Industria duhet të bëjë më të mirën për prodhimin e reklamave që janë më pak të bezdisshme dhe që janë më të shpejta për t’u ngarkuar,” tha ai në 2015. “Mendoj se ne duhet të bëjmë një punë më të mirë për këtë.”

Google është një nga kompanitë më të mëdha në biznesin e reklamave dhe kjo krijon një rrezik që ai mund të përdorë fuqinë e tij në tregun e shfletuesve për të fuqizuar akoma më shumë veten në botën e reklamave.

“Google ka shumë fuqi,” thotë Mark Patterson, ligjërues në Fordham, i cili ka shkruar një libër mbi antitrustin në moshën e internetit. “Kjo po dikton se çfarë lloj reklamimi do të lejohet nëse përdorni Chrome.” Dhe duke patur parasysh popullaritetin e Chrome, këto rregulla ka gjasa të bëhen standarde në të gjithë web-in.

Patterson shqetësohet që një kompani private të ketë kaq shumë pushtet mbi llojet e reklamave që shfaqen në internet.

“Është e vështirë të shohësh një gjykatë që shqetësohet për faktin se Google po përpiqet të eleminojë reklamat e bezdisshme”, thotë ai. “Reklamat e bezdisshme janë të bezdisshme. Çdo përpjekje për t’i larguar ato mund të shihet si një gjë e mirë.”

Zyrtarët kanë çështje më të mëdha për t’u shqetësuar, parashikon Patterson.

Google po përpiqet të përdorë potencialin e tij për të “shtypur” reklamat e bezdisshme

Për vite me radhë, Google është përpjekur të përdorë ndikimin e tij për të ngritur standarde në të gjithë rrjetin. Për shembull, faqet që kanë më shumë reklama sesa përmbajtje në fillim automatikisht zbriten në rezultatet e kërkimit të Google. Google ka kohë që ka penalizuar faqet e internetit që ngarkohen shumë ngadalë. Kohët e fundit, ajo ka filluar të japë përparësi në rezultatet e kërkimit në faqet që përdorin standardin e sigurtë të enkriptimit të SSL-së.

Në periudhë afatshkurtër, këto politika i ndihmojnë përdoruesit e Google që të gjejnë faqet që ngarkohen me shpejtësi, të sigurta dhe jo me shumë reklama. Por më e rëndësishjma është stimuli që krijon për botuesit online. Pothuajse të gjitha faqet e internetit dëshirojnë të maksimizojnë renditjen e tyre në rezultatet e kërkimit të Google, kështu që faqet e dobishme që ofrojnë një përvojë më të mirë për përdoruesit u japin operatorëve të faqes një nxitje më të fortë për të përmirësuar faqet e tyre.

Kjo nxitje do të jetë e fuqishme. Rreth gjysma e përdoruesve të web-it janë në Chrome dhe shumica e tyre do të pranojnë konfigurimin e parazgjedhur të Chrome. Pra, çdo botues që refuzon të veprojë në përputhje me standardet e cilësisë së Google mund të shohë papritur një pjesë të madhe të reklamave të tij të bllokuara, me efekte shkatërruese në të ardhurat e tij. Pra, mund të presim që botuesit të përpiqen të përmbushin kërkesat e Google gjatë muajve të ardhshëm.

Google po bën një sulm parandalues ndaj bllokuesve të reklamave të palëve të treta

Google është i shqetësuar në mënyrë të qartë për implikimet potenciale të antitrustit. Kompania është bashkuar me një grup të gjerë reklamash të quajtur “Koalicioni” për reklama më të mira që luajtën një rol kyç në hartimin e standardeve të cilësisë së reklamave që Google do të zbatojë. Qëllimi është vendosja e këtyre rregullave si pasqyrim i standardeve të industrisë së pranuar gjerësisht, sesa prioriteteve të Google.

Një sfidë e përbashkët që ndahet nga Google dhe reklamuesit e tjerë është rritja e bllokuesve të reklamave të palëve të treta. Funksionaliteti i ri i Google nuk do të bllokojë të gjitha reklamat, por vetëm reklamat që Google dhe partnerët e tij i konsiderojnë të këqija. Në të kundërt, produktet konkurruese si AdBlock Plus kanë aftësinë për të bllokuar reklamat krejtësisht – duke përfshirë edhe ato të Google.

Eyeo, kompania prapa AdBlock Plus, ka një program që është i ngjashëm me atë që Google njoftoi këtë javë. Kompania ka publikuar një listë kriteresh për “reklama të pranueshme” dhe botuesit që plotësojnë kriteret mund të aplikojnë për të qenë në një listë të bardhë. Përfshirja në listë është e lirë për site më të vogla, por site-t më të mëdha duhet të paguajnë Eyeo që të përfshihen.

Një shfletues relativisht i ri i quajtur Brave ka një model të ngjashëm biznesi. Bllokon reklamat e palëve të treta, i zëvendëson ato me reklamat e veta dhe u ofron site-ve një pjesë të të ardhurave. Eshtë e panevojshme të thuhet, por botuesit dhe rrjetet e reklamave nuk e pëlqejnë aspak këtë gjë.

Bllokimi i reklamave të këqija nga web do të reduktojë interesin e përdoruesit në bllokuesit e reklamave të palëve të treta që bllokojnë reklamat e gjithsecilit. Kjo do të dekurajojë kompanitë e tjera nga përpjekja për të përfituar nga pakënaqësia e përdoruesit dhe do të ndeshen me një rënie të të ardhurave nga reklamat e kompanive. Dhe kjo do të ishte pozitive për të ardhurat e Google.

burimi: vox.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0