Si të krijoni një faqe të biznesit në Facebook - Business Magazine Albania

Si të krijoni një faqe të biznesit në Facebook


Një faqe e biznesit në Facebook është një mundësi shumë e mirë për bizneset për të rritur markën dhe për të gjeneruar shitje në Facebook, dhe me kosto të lirë.

Për të krijuar një faqe të biznesit në Facebook, thjesht hyni në llogarinë tuaj personale të Facebook-ut, klikoni “Krijo një faqe” dhe pastaj ndiqni hapat për të ndërtuar profilin tuaj të biznesit.

Për të mësuar se si krijohet një faqe biznesi në Facebook është e thjeshtë, por sfiduese është menaxhimi i saj. Provoni të punësoni një agjenci që mund t’ju ndihmojë të menaxhoni faqen tuaj të biznesit në Facebook, si New Media Communications, në mënyrë që të gjeni kohë për t’u përqendruar në drejtimin e biznesit tuaj.

Ndiqni këto 7 hapa për të mësuar se si të krijoni një Faqe Biznesi në Facebook:

  1. Regjistrohuni për një faqe biznesi në Facebook

Faqet e biznesit në Facebook krijohen duke përdorur një llogari personale të Facebook-ut, kështu që fillimisht duhet të kyçeni në llogarinë tuaj. Në anën e djathtë të shiritit blu të veglave, gjeni dhe klikoni butonin “Krijo”.

 

facebook business page

Klikoni “Page” nga Menu-ja

Një listë do të shfaqet pas klikimit “Krijo”. Zgjidhni opsionin e parë, “Page”, për të krijuar faqen tuaj të biznesit në Facebook.

Zgjidhni një kategori për faqen tuaj

Ju mund të zgjedhni opsionin midis dy kategorive të faqeve- “Biznes ose Markë” dhe “Komunitet ose Figurë Publike”. Shumica e bizneseve zgjedhin kategorinë Biznes ose Markë.

facebook business page

  1. Vendosni informacionin e biznesit Tuaj

Shkruani emrin e faqes së biznesit tuaj. Kjo duhet të jetë e njëjtë me emrin aktual të biznesit. Pastaj, zgjidhni një kategori biznesi që përfaqëson më së miri atë që ofron biznesi juaj. Për shembull, një markë e veshjeve mund të futet tek kategoria “Veshje”, e cila pastaj do t’ju ofrojë një listë të opsioneve të tjera që lidhen me biznesin tuaj.

facebook business page

  1. Ngarkoni foton tuaj të profilit dhe kopertinës

Zgjidhni një foto për t’a ngarkuar si foton e profilit të faqes tuaj. Bizneset zakonisht përdorin logon e tyre si një foto të profilit, por ju mund të përdorni çdo foto që përfaqëson biznesin dhe markën tuaj. Sigurohuni që fotografia juaj është e pastër dhe që nuk prehet kur ngarkohet.

Nëse nuk keni një fotografi në mendje që dëshironi t’a përdorni ose keni nevojë për një të re, kontaktoni New Media Communications. Ata mund t’a dizajnojnë një logo profesionale për ju me një çmim të volitshëm.

facebook business page

Ngarkoni foton e kopertinës. Foto-ja e kopertinës është fotografia e sfondit që shfaqet në faqen tuaj të biznesit në Facebook. Fotografia juaj e kopertinës duhet të jetë tërheqëse dhe të përfaqësojë biznesin tuaj. Duhet të jetë së paku 400 pixel e gjerë dhe 150 pixel e gjatë.

Nëse keni probleme në gjetjen e një fotografie të kopertinës, mund ta krijosh një falas duke përdorur Canva, pa poseduar ndonjë aftësi ose njohuri në dizajn grafik.

facebook business page

  1. Ftoni miqtë që të pëlqejnë faqen tuaj

Facebook-u do t’ju kërkojë të ftoni miqtë tuaj të tanishëm të Facebook-ut nga llogaria juaj personale për të pëlqyer faqen tuaj të biznesit. Miqtë e Facebook-ut mund të sigurojnë një bazë të mirë fillestare të pëlqimeve për një faqe të re biznesi, kështu ju këshillojmë që ta bëni këtë. Ftoni miqtë nga butoni “Invite Friends” nga faqja juaj e biznesit, siç ilustrohet më poshtë.

Nga përvoja jonë personale, ju këshillojmë që kur t’i ftoni miqtë tuaj, t’a bëni nëpërmjet opsioni të dërgimit të ftesave nëpërmjet mesazheve në Messenger, pasi që nëse i ftoni vetëm nëpërmjet njoftimeve, shumica nuk do t’a shohin njoftimin apo nuk do t’a klikojnë fare. Kur i kontaktoni me mesazh, situata ndryshon.

facebook business page

  1. Përfshini detajet shtesë të biznesit

Në menunë e majtë, gjeni dhe klikoni “About”. Këtu do të futni informacione që u tregojnë lexuesve rreth biznesit tuaj, sesi mund t’ju kontaktojnë apo të blejnë produktin tuaj. Shkruani të gjithë informacionin përkatës, siç është faqja juaj e internetit, kohën dhe informacionet e kontaktit.

Nuk është e pazakontë që faqja e një biznesi në Facebook të renditet më e lartë në kërkimin organik sesa faqja e internetit, duke pasur parasysh popullaritetin e lartë të Facebook. Duke pasur parasysh këtë, është e rëndësishme të plotësoni të gjithë informacionin, pasi ai mund të jetë pika e parë e referimit për klientit tuaj potencialë.

facebook business page

  1. Shto një buton në faqen tuaj

Pasi të keni futur të gjithë informacionin tuaj të rëndësishëm në faqen e biznesit në Facebook, ju duhet të shtoni një buton në faqen tuaj, i cili do të shfaqet në anën e djathtë të faqes suaj nën foton e kopertinës. Kjo funksionon si thirrje për veprim në faqen e Facebook (CTA) dhe mund të përdoret falas. Përfshirja e një butoni të tillë në biznesin tuaj mund të ndihmojë në gjenerimin e më shumë klikimeve dhe shitjeve. Për ta bërë këtë, klikoni butonin blu “+ Shto një buton” në anën e majtë të faqes suaj nën foton e kopertinës.

facebook business page

Ju mund të zgjidhni një nga butonat e mëposhtëm: Rezervo, Kontakto, Mëso më shumë, Blej ose Shkarko. Zgjidhni llojin e butonit që i përshtatet më së miri biznesit tuaj. Për shembull, një sallon i flokëve ka të ngjarë të dëshirojë të përdorë opsionin Rezervo, ndërsa një markë që shet produkte do të preferonte opsionin Blej më të përshtatshëm.

facebook business page

  1. Reklamoni faqen e biznesit tuaj në Facebook duke qenë aktiv

Krijimi i një Faqe të Biznesit në Facebook është vetëm hapi i parë për të reklamuar biznesin tuaj. Duhet të jeni aktiv në Facebook në mënyrë që të promovoni faqen tuaj dhe të rritni një audiencë. Për shembull, jo vetëm që duhet të postoni rregullisht në faqen tuaj, por gjithashtu duhet të merrni pjesë aktive në grupe ku mund të komunikoni me audiencën tuaj.

Dëshironi dizajn profesional për marketingun tuaj në Facebook?

Si të rritni biznesin me faqen tuaj në Facebook

Që një faqe e biznesit të shërbejë si një kanal efektiv marketingu për biznesin tuaj, ‘ju duhet t’a promovoni atë’.

Këtu janë disa mënyra sesi mund të filloni të promovoni faqen tuaj të biznesit në Facebook:

Lidhni faqen tuaj në Facebook me faqen e internetit

Ju mund ta bëni këtë një numër mënyrash, duke e vendosur URL-në tuaj në seksionin About, si dhe duke shtuar një buton që lidhet me faqen tuaj. Ju gjithashtu mund të postoni përmbajtje në faqen tuaj në Facebook që lidhet me faqen e internetit.

Reklamoni biznesin tuaj online falas

Këtë mund t’a bëni duke postuar materiale si video, postime të blog-ut dhe fotografi që tërheqin vëmendjen e audiencës tënde. Nëse keni një dyqan sezonal dhe nuk keni një faqe interneti, mund ta përdorni faqen tuaj në Facebook si prezencën tuaj kryesore në internet.

Lidhuni me klientët tuaj

Kur njerëzit e pëlqejnë faqen tuaj, ju mund t’u tregoni atyre se çfarë ka të re në biznesin tuaj, të postoni artikuj interesantë dhe t’u përgjigjeni komenteve dhe pyetjeve të tyre. Në këtë mënyrë mund të ndërtoni një marrëdhënie me ta. Kjo është një mundësi shumë e mirë për bizneset lokale, të cilët mbështeten në klientët lokalë.

Ndërtoni një brand nëpërmjet grupeve në Facebook

Grupet në Facebook janë një mundësi shumë e mirë për bizneset që të rrisin ekspozimin e tyre dhe të ndërtojnë një brand. Gjeni grupet relevante në Facebook dhe merrni pjesë në mënyrë aktive në to. Mbani në mend se ju duhet të merrni pjesë në grupe për t’u lidhur me përdorues të rinj dhe t’i ndihmoni të tjerëve, jo të bëni reklamim të produktit apo shërbimit tuaj.

Si të verifikoni Faqen tuaj të Biznesit

Është e thjeshtë. Shkoni te “Settings” dhe klikoni “General”. Klikoni “Page Visibility” dhe pastaj “Edit”. Zgjidhni opsionin “Verifikoni këtë Faqe”. Shkruani numrin tuaj të telefonit që e përdorni për biznesin, vendin tuaj dhe gjuhën. Zgjedhni “Më thirr tani” dhe Facebook-u do t’ju telefonojë me një kod verifikimi.

“Si t’i tërhiqni ndjekësit tuaj?

Sigurohuni që po shpërndani vazhdimisht përmbajtje të mirë që lidhet me audiencën tuaj, dhe përgjigjuni shpejt komenteve dhe mesazheve. Pastaj, planifikoni se kur është koha më e mirë për të postuar dhe inkurajoni ndjekësit tuaj që të komentojnë në postimet tuaja, duke i bërë atyre pyetje.

Të krijoni një Faqe Biznesi në Facebook është e lehtë, por gjithsesi është e këshillueshme që të punësoni një kompani të marketingut dixhital. Kjo siguron që faqja juaj është e destinuar për sukses dhe ju jep juve një fillim të mirë për të reklamuar biznesin tuaj në Facebook në mënyrën e duhur!

Fitsmallbusiness

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0