Si mund ti parashikojë Inteligjenca Artificiale përmbytjet? - Business Magazine Albania

Si mund ti parashikojë Inteligjenca Artificiale përmbytjet?

Ndërsa disa njerëz shqetësohen për avancimin e shpejtë të Al dhe ndikimin e saj në shoqëri, të tjerë shohin potencial për të përmirësuar jetën nëse përdoret siç duhet. Google së fundmi ka ndarë një artikull i cili shpjegon se si Al mund të parashikojë përmbytjet deri në një javë përpara. Duke përdorur të dhëna nga matësit ekzistues, Al i Google do të priret të parashikojë vendin se ku do të ndodh përmbytja.

Ndryshe, që nga viti 2017 Google ka qenë në përpjekje për të revolucionarizuar parashikimin e katastrofave, e nxitur nga mundësia për të shpëtuar jetë. Fillimisht, ajo ka zhvilluar një sistem i cili parashikon përmbytjet në kohë reale dhe dërgon sinjalizime përmes Google Search, Maps, Android, dhe Flood Hub. Por, falë disa përmirësimeve, tani Al mund të parashikojë deri në një javë përpara. Me lëvizje si kjo, Google po krijon një vend të fortë në tregun e Inteligjencës Artificiale.

Lidhja midis shpeshtësisë së reshjeve dhe formës së qyteteve i ka nxjerrë ekspertët në një përfundim, më shumë bie shi në qendrat e banuara me formë rrethore sesa në ato me formë katrore. Merrni një hartë dhe shikoni formën e qytetit ku jetoni, nëse është i rrumbullakët, trekëndësh apo katror. Në rastin e parë (nëse jeni afër detit) ndoshta jeni një vend ku bie shi më shpesh se kudo tjetër.
Lexo: Nike rrëzon Adidas! Ja lëvizja e kompanisë

Kjo është ajo që del nga një studim i botuar në ‘Earth’s Journal’, i cili vëzhgoi nëse ka një korrelacion midis formës së qyteteve dhe shpeshtësisë së reshjeve. Nga studimi duket se qytetet rrethore bregdetare janë më shumë subjekt i reshjeve dhe përmbytjeve krahasuar me ato katrore, të cilat po ashtu janë më me shi se ato trekëndore. Është hera e parë që është bërë një studim i tillë. Në të kaluarën është parë ndikimi në klimën e madhësisë apo urbanizimit të një qyteti, por askush nuk e kishte marrë parasysh formën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0