Shkenca studion dukurinë Déjà-vu - Business Magazine Albania

Shkenca studion dukurinë Déjà-vu

Të gjithë kanë pasur një herë Déjà-vu. Për disa njerëz kjo është dukuri e mbinatyrshme, kurse për të tjerët shpjegohet me neurologji. Çfarë shpjegimi ka kjo ndjenjë disi e trazuar?Prit pak, mos jemi parë diku? Ah! A kam qenë edhe herë tjetër këtu? Më vjen keq nëse ju krijohet përshtypja se i keni lexuar këto rreshta edhe herë tjetër. Me siguri jeni duke pasur Déjà-vu. A ju ka ndodhur të vendoseni për herë të parë në një qytet të ri dhe çdo gjë ju duket disi e njohur?
Ose jeni duke u prezantuar me dikë dhe ju duket sikur e njihni që më parë? Atëherë ju jeni nga ata njerëz që kanë pasur Déjà-vu.

Në vitin 1876 filozofi dhe shkencëtari francez Émile Boirac i dha emrin kësaj përshtypjeje me kuptimin që ka në gjuhën franceze “Déjà-vu, parë më parë”. Mendimtarë të ndryshëm kanë qenë munduar edhe më parë ta shpjegojnë këtë fenomen.

Në Greqinë antike, filozofi Platon e shihte këtë fenomen si shenjë nga jeta e mëparshme. Në kohët moderne psikanalisti Sigmund Freud, e përshkruante Déjà-vunë si kujtim të një fantazie të nënvetëdijes, të lidhur me dëshirën e përmirësimit të situatës aktuale. Kurse psikiatri Carl Jung besonte se ajo ka lidhje me nënvetëdijen kolektive, ndërkohë që filmat e Hollywood-it e paraqesin si “gabim të matrikës”.

“Ajo nuk ka të bëjë me ngjarje të mbinatyrshme. Ndjenja e Déjà-vu-së është krejt normale”,  thotë James J. Giordano, profesor i neurologjisë në Universitetin Georgetown të Uashington, D.C.-së. “Déjà-vu-ja është ndjenja subjektive e një personi, që mendon se i ka përjetuar një herë ngjarje, aktivitete, mendime dhe ndjenja të caktuara, megjithëse në fakt kjo gjë nuk ka ndodhur.”

Rreth 90 përqind e popullsisë ka pasur një herë Déjà-vu. Me kalimin e moshës, ky përjetim fillon rrallohet.

E dini pse vjen nganjëherë kjo ndjenjë e trazuar?

“Nuk ka asnjë arsye që të ndodhë,” thotë Giordano për DW. “Truri ynë funksionon si sahat. Ai percepton çdo gjë nga e tanishmja dhe e krahason me përjetime të ngjashme ose jo të ngjashme të së kaluarës. Kështu truri ynë bën planifikimet për të ardhmen. Por ndodh që këto sinjale të ngatërrohen.”

Giordano mendon se kjo dukuri ka të bëjë me atë pjesë të trurit që ndodhet në qendër të tij, me Thalamus-in. Të gjitha informacionet që perceptohen nga dëgjimi, shija, prekja e kështu me radhë, duhet të kalojnë nëpër Thalamus, për të përfunduar në shtresën më periferike të trurit, tek korteksi celebral ku vazhdon të interpretohet dhe përpunohet më tej.

“Nëse shpejtësia e këtyre ndërveprimeve të ndryshme devijon pak nga njera-tjetra, përjetimi ynë në të tanishmen na duket sikur është një kujtim nga e kaluara. Truri ynë, shprehimisht, e ka ngatërruar të tanishmen me të kaluarën,” shpjegon Giordano.
Lexo: I LOVE MY BUSINESS nga Ermal Mamaqi, një nxitje drejt rritjes tuaj dhe të biznesit

Roderick Spears, profesor që merret me studimin e migrenës dhe bën kërkime klinike në universitetin amerikan Brown, në Providencë të Rhode Island-ës, është po ashtu i mendimit, se nuk ekzistojnë shpjegime të vlefshme për pyetjet pse dhe si vjen Déjà-vuja. Shkenca e ka të vështirë të nxjerrë konkluzione.

Prit pak, mos jemi parë diku? Ah! A kam qenë edhe herë tjetër këtu? Më vjen keq nëse ju krijohet përshtypja se i keni lexuar këto rreshta edhe herë tjetër. Me siguri jeni duke pasur Déjà-vu. A ju ka ndodhur të vendoseni për herë të parë në një qytet të ri dhe çdo gjë ju duket disi e njohur? Ose jeni duke u prezantuar me dikë dhe ju duket sikur e njihni që më parë? Atëherë ju jeni nga ata njerëz që kanë pasur Déjà-vu.

Në vitin 1876 filozofi dhe shkencëtari francez Émile Boirac i dha emrin kësaj përshtypjeje me kuptimin që ka në gjuhën franceze “Déjà-vu, parë më parë”. Mendimtarë të ndryshëm kanë qenë munduar edhe më parë ta shpjegojnë këtë fenomen.

Në Greqinë antike, filozofi Platon e shihte këtë fenomen si shenjë nga jeta e mëparshme. Në kohët moderne psikanalisti Sigmund Freud, e përshkruante Déjà-vunë si kujtim të një fantazie të nënvetëdijes, të lidhur me dëshirën e përmirësimit të situatës aktuale. Kurse psikiatri Carl Jung besonte se ajo ka lidhje me nënvetëdijen kolektive, ndërkohë që filmat e Hollywood-it e paraqesin si “gabim të matrikës”.

“Ajo nuk ka të bëjë me ngjarje të mbinatyrshme. Ndjenja e Déjà-vu-së është krejt normale”,  thotë James J. Giordano, profesor i neurologjisë në Universitetin Georgetown të Uashington, D.C.-së. “Déjà-vu-ja është ndjenja subjektive e një personi, që mendon se i ka përjetuar një herë ngjarje, aktivitete, mendime dhe ndjenja të caktuara, megjithëse në fakt kjo gjë nuk ka ndodhur.”

Rreth 90 përqind e popullsisë ka pasur një herë Déjà-vu. Me kalimin e moshës, ky përjetim fillon rrallohet.

E dini pse vjen nganjëherë kjo ndjenjë e trazuar?

“Nuk ka asnjë arsye që të ndodhë,” thotë Giordano për DW. “Truri ynë funksionon si sahat. Ai percepton çdo gjë nga e tanishmja dhe e krahason me përjetime të ngjashme ose jo të ngjashme të së kaluarës. Kështu truri ynë bën planifikimet për të ardhmen. Por ndodh që këto sinjale të ngatërrohen.”

Giordano mendon se kjo dukuri ka të bëjë me atë pjesë të trurit që ndodhet në qendër të tij, me Thalamus-in. Të gjitha informacionet që perceptohen nga dëgjimi, shija, prekja e kështu me radhë, duhet të kalojnë nëpër Thalamus, për të përfunduar në shtresën më periferike të trurit, tek korteksi celebral ku vazhdon të interpretohet dhe përpunohet më tej.

“Nëse shpejtësia e këtyre ndërveprimeve të ndryshme devijon pak nga njera-tjetra, përjetimi ynë në të tanishmen na duket sikur është një kujtim nga e kaluara. Truri ynë, shprehimisht, e ka ngatërruar të tanishmen me të kaluarën,” shpjegon Giordano.

Roderick Spears, profesor që merret me studimin e migrenës dhe bën kërkime klinike në universitetin amerikan Brown, në Providencë të Rhode Island-ës, është po ashtu i mendimit, se nuk ekzistojnë shpjegime të vlefshme për pyetjet pse dhe si vjen Déjà-vuja. Shkenca e ka të vështirë të nxjerrë konkluzione.

A mund të shkaktohen Déjà-vutë nga stresi?

Studime të tjera thonë se stresi mund të luajë një rol për Déjà-vutë. “Truri funksionon më mirë kur është i çplodhur dhe i ngarkuar me energji. Nëse keni shumë stres ose jeni shumë të shqetësuar, atëherë truri lodhet. Atëherë mund të ndodhë që modeli t’i zhvendosë lehtë aktivitetet e trurit. Në kushte të tilla nuk është e pazakonshme që të keni Déjà-vu”, sqaron Giordano.

Spears shton se njerëzit me shkollim të lartë tentojnë më shumë se njerëzit që kanë pak arsim, që të kenë Déjà-vu. “Njerëzit që udhëtojnë shumë, që janë në gjendje të kujtohen për ëndërrat e tyre dhe që kanë pikëpamje liberale, përjetojnë më shpesh Déjà-vu.”  

Janë Déjà-vutë shenja të ndonjë çrregullimi psiqik?

“Aspak,” thotë me siguri Giordano kur pyetet për këtë çështje. Edhe njerëzit me psiqikë të shëndetshme përjetojnë herë pas here Déjà-vu. Më shpesh ato shfaqen në moshën nga 15 deri 25 vjeç. Spears këshillon sidoqoftë se kush përjeton Déjà-vu më shumë se një herë në vit, për shmebull disa herë në muaj, duhet të marrë këshilla nga mjeku. Nëse Déjà-vu është e lidhur me humbje të vetëdijes ose një gjendje të pazakontë ëndrre, ajo jep shenja për një problem më serioz.

“Duhet bërë kujdes për të parë nëse një Déjà-vu zgjat më shumë se disa sekonda, ose nëse personi ka vështirësi të kuptojë çfarë është reale dhe çfarë është joreale,” shton Spears. “Mbase shihet se personi është duke pasur sjellje të pavetëdijshme, për shembull duke luajtur me flokët e veta ose duke mos mbajtur dot sende në duar. Edhe rritja e frekuencës së rrahjeve të zemrës ose ndenja e madhe e frikës do të ishin arsye për një vizitë tek mjeku.”

Sepse në raste të rralla Déjà-vuja mund të jetë shenjë për një krizë, sidomos krizë epileptike. “Pjesa më e madhe e krizave e kanë fillesën tek lobi temporal i trurit. Ato shkaktohen kur lobi temporal ngacmohet dhe personi është ende në gjysmë-vetëdije, pra jo krejt i pavetëdijshëm. Kjo mund të shkaktojë ndjenjën e Déjà-vusë.”

Në përgjithësi nuk ekziston ndonjë mirëkuptim për çështjen se si e ndien njeriu një Déjà-vu dhe ka teori të ndryshme për pyetjen se çfarë e shkakton. Shkencëtarë nuk e dinë ende çfarë e shkakton faktikisht. Spears shpreh keqardhjen duke thënë: “Ne nuk kemi ende një shpjegim solid strukturor për këtë gjë.” dw

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0