Së shpejti revolucion me WhatsApp. Ja në sa telefona të tjerë mund të hapet njëkohësisht... - Business Magazine Albania

Së shpejti revolucion me WhatsApp. Ja në sa telefona të tjerë mund të hapet njëkohësisht…

WhatsApp tani do t’i lejojë përdoruesit të hyjnë në llogaritë e tyre nga një telefon dytësor, ashtu siç mund të përdorni të njëjtën llogari në një kompjuter ose tabletë.

Funksioni i ri sapo është bërë i ditur dhe do të lansohet për përdoruesit në mbarë botën gjatë javëve të ardhshme.

Përdoruesit e WhatsApp kanë kërkuar mundësinë për ta përdorur të njëjtën llogari nga pajisje të shumta prej disa vitesh, dhe ndonëse ka qenë e mundur të përdoret aplikacioni përmes një shfletuesi uebi ose me aplikacionet për PC, kjo është hera e parë që do ta hapni llogarinë në disa telefona inteligjentë.

Sipas një postimi zyrtar në blogun e kompanisë, përdoruesit mund të flasin dhe të kenë qasje në të gjitha fotot e tyre dhe mediat e tjera nga pajisje të shumta pa kompromentuar sigurinë ose privatësinë.

Lexo: Akademia e klubit të Manchester City, do të ketë në Durrës kampusin për të gjithë rajonin

Deri në katër telefona inteligjentë shtesë mund të hapet llogaria e juaj e WhatsApp dhe vetëm telefoni i parë mund të përdoret për të autorizuar qasjen në pajisjet e tjera.

Procesi është njësoj si autorizimi i WhatsApp Web – përdoruesit do të duhet të skanojnë një kod QR, megjithëse kompania gjithashtu thotë se po punon në një sistem vërtetimi të bazuar në OTP (Një fjalëkalim një herë) si një alternativë.

Një situatë e mundshme që kjo mund të jetë e dobishme është kur bateria e telefonit të një përdoruesi të harxhohet, kështu ai mund të kyçet përmes telefonit të një miku. wionews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0