Zviceranët preferojnë produktet bio shqiptare - Business Magazine Albania

Zviceranët preferojnë produktet bio shqiptare

Forumi për Tregtinë Organike i zhvilluar në bregdetin e Jugut, kishte në fokus produktet bio ‘Made in Albania’ si mjalti, vaji i ullirit dhe sapunë artizanalë me bimë aromatike, që eksportohen jashtë, ku përfshihet edhe Zvicra. Sipas zv/ambasadorit zviceran, Philipp Arnold, qytetarët e Zvicrës po preferojnë gjithnjë e më shumë produktet bio organike shqiptare, e sidomos vajin e ullirit apo bimët aromatike.

“Në Zvicër në përgjithësi qytetarët kanë një kërkesë të lartë për produkte bio organike. Ndërsa sa i përket në mënyrë specifike një produkti që gjendet shumë në tregjet tona në Zvicër, është pa diskutim vaji i ullirit nga Shqipëria, me një cilësi tepër të lartë dhe konsumohet shumë nga qytetarët tanë në gatime të ndryshme. Gjithashtu produkte të tjera që janë të preferuara nga Shqipëria janë erëzat, bimët aromatike dhe ato medicinale. Këto produkte i përdorim në Zvicër për çajra të ndryshme, por dhe për produktet kozmetike”, thotë Philipp Arnold, zv/ambasador i Zvicrës në Shqipëri.

Edhe produktet e stinës, siç janë perimet apo frutat shqiptare, zënë një peshë të konsiderueshme në tregjet zvicerane.

“Një tjetër sektor i rëndësishëm i shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Zvicrës janë produktet e agrikulturës, sidomos perimet, zarzavatet apo frutat, e pa diskutim produktet e sezonit si domatet, kastravecat, produkte tepër cilësore e të freskëta. Përveç këtyre shoh një potencial të jashtëzakonshëm për produktet shqiptare që tregtohen në Zvicër pasi kanë një cilësi tepër të lartë. Qytetarët zviceranë i duan shume këto produkte të freskëta ‘Made in Albania’ pa diskutim”, shprehet zv/ambasadori.

Sipas zv/ambasadorit zviceran, Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar edhe për turizëm nga qytetarët e Zvicrës.

“Patjetër që ka shumë bashkëpunime mes dy vendeve tona, jo vetëm në tregti, por edhe sa i përket lëvizjes së qytetarëve. Gjithnjë e më shumë turistë zviceranë po vizitojnë Shqipërinë vitet e fundit. Gjithashtu në vendin tonë ka shumë nga diaspora shqiptare. Pra edhe lidhjet mes qytetarëve të të dy vendeve tona janë tepër të forta gjithashtu”, shton Arnold.

Referuar dhe të dhënave të INSTAT, gjatë viteve të fundit eksportet dhe importet nga, dhe drejt Zvicrës, janë forcuar ndjeshëm, duke kontribuar pozitivisht edhe në ekonomi. KlanNews

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0