Satelit për monitorimin e rrufeve - Business Magazine Albania

Satelit për monitorimin e rrufeve

Ndizet në hapësirë i pari instrument satelitor në orbitë që do monitorojë aktivitetin e rrufeve e shkrepëtimave.

“Lightning Imager” është i pajisur me 4 sensorë, secili nga të cilët është në gjendje të shkrepë 1 mijë imzhe në sekondë, ditë e natë papushim. Falë teknologjisë, të gjitha informacionet, qoftë edhe për një rrufe të vetme do të procesohen në bord të satelitit, duke dërguar më pas në tokë të paketuara informacionet më të rëndësishme.

Katër sensorët e tij mbulojnë respektivisht Evropën, Afrikën, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut dhe të dhënat do të transmetohen në kohë reale nga “Eutmetsat”.

Drejtori i Përgjithshëm i “Eutmetsat” shpjegon se stuhitë intensive dhe të forta shpesh paraprihen nga ndryshime të papritura në aktivitetin e rrufeve dhe duke vrojtuar pikërisht këto luhatje nëpërmjet këtij sateliti, i jepet mundësia meterologëve të parashikojnë me saktësi më të lartë fenomentet natyrore duke bërë të mundur që të veprohet më shpejt, edhe në rastin e lajmërimit të autoriteteve për komunitetet që mund të jenë në rrezik.

“Lightning Imager” është instrumenti i parë i këtij lloji, si ne Evropë, por edhe në botë me një saktësi unike në vezhgimin e aktivitetit të rrufeve e shkrepëtimave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0