Reception App lançohet në SAN FRANCISCO me objektiva global!


Albi Zhulali është një sipërmarrës, i cili e nisi karrierën e tij në industrinë e teknologjisë në moshën 15 vjeçare. Shumë shpejt ai krijoi një forum ndërkombëtar, që vizitohej nga qindra dhe mijëra ndjekës nga e gjithë bota. Në moshën 17 vjeçare, Albi themeloi kompaninë e tij të parë për zhvillimin e faqeve të internetit për disa nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri. Ai ështe themelues i Pinguin Technology dhe i Startups.al.

Albi ka aftësi shumë të mira negociuese, aftësi të përsosura nga përvoja e tij në tregun e pasurive të patundshme. Ai është i njohur për aftësitë e tij krijuese dhe njohuri të gjera të web design dhe gjithashtu për aftësitë e tij sipërmarrëse.

Aktualisht, ai është CEO dhe themelues i Softmogul (www.softmogul.com) një kompani e inkorporuar kohët e fundit me misionin për t’a bërë akomodimin në hotel më të lehtë dhe për të ndryshuar mënyrën se si funksionojnë hotelet.

BM: Pamë në Facebook që keni hedhur në App Store – Aplikacionin Reception App. Çfarë është Reception App?

A: Reception App është aplikacioni i parë në treg, i cili të lejon menaxhimin e hotelit nga një tablet. Çdo gjë: duke filluar nga check-in dhe check-out, menaxhimin e klientëve, raporteve, proçesimin e pagesave e shumë funksione të tjera.

BM: Kujt i shërben? Cili është tregu që ju synoni?

A: Reception App është vetëm një nga shërbimet e platformës së Softmogul. Kjo është një platformë, e cila i shërben menaxherëve dhe pronarëve të hoteleve si dhe recepsionistëve.

Me anë të Softmogul, menaxhimi i hotelit ka një njohje më të mire të klientëve me anë të raporteve të ndryshme që mund të gjenerojnë në faqe, të të ardhurave, taksave që duhet të paguajnë si dhe shumë raporte të tjera më të thella që do i hynin në punë kujtdo që ka ose menaxhon një hotel.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 12 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.

BM: Sa kohë keni që punoni me projektin? Sa % të objektivit e keni arritur deri tani me punën tuaj?

A: U bë më shumë se 1 vit që kur më ka ardhur ideja për Softmogul, është dashur kohë e gjatë që ideja të piqej në një plan biznesi konkret. Nuk kemi 2 javë që kemi dalë në treg dhe kemi filluar të implementojmë Softmogul në hotelet e para.

Jam shumë i kënaqur nga reagimet e hoteleve kur shikojnë platformën tonë, reagimi i parë është sa e thjeshtë që është për t’u përdorur. Nuk ka gjë më të bukur se të shohësh klientët të pëlqejnë produktin tënd pasi ke punuar me kaq përkushtim për t’a ndërtuar. Nuk mund të them me saktësi sa % kemi arritur pasi kërkesat rriten gjithmonë, por mund të them se kemi krijuar një produkt fantastik dhe tani duhet të krijojmë një biznes rreth tij.

BM: Ju po punoni për një produkt “Jo për Shqipëri, që nuk ka treg këtu” Sa e vështirë është kjo? Në Shqipëri nuk është nevojë aplikimi juaj? Apo është mendësia që mungon? Çfarë mungon?

A: Ne jemi një kompani e regjistruar në Shtetet e Bashkuara dhe të punosh në tregun global është shumë e vështirë, jemi në hapat e parë dhe gjatë një dite pune të dalin jashtëzakonisht shumë të papritura, duhet të dish të vendosësh prioritete dhe të jesh ok edhe nëse gabon.

Në zyrë punojmë jashtëzakonisht shumë, çdo ditë jave mbi 10 orë në ditë pra më shumë se 70 orë në javë. Ne e duam tregun Shqiptar dhe nuk mendoj se është mendësia ajo që na mungon pasi ne mësohemi shumë shpejt me gjërat e reja. Ne duam që produkti jonë kur ofrohet në një treg të ketë të gjithë funksionet që ne kemi implementuar dhe për fat të keq në Shqipëri kjo gjë nuk është e mundur për momentin. Ka akoma shumë mungesa në teknologjinë e pagesave dhe klientët tanë nuk do mund të pranonin pagesa nëpërmjet tabletit të tyre.

BM: Do sugjeronit që këtë rrugë të ndjekin të gjithë ata që kanë ide të bukura? Të synojnë objektiva të mëdha? Të kërkojnë te “Go Global”?

A: Së pari duhet analizuar ideja nëse është diçka unike, e cila zgjidh një problem që nuk po zgjidhet nga kompani të tjera, nëse rasti është i tillë sugjerimi im do të ishte të ndërtonin produktin në Shqipëri pasi kostot janë shumë të ulta krahasuar me vendet e zhvilluara. Global nuk shkon dot që ditën e parë, si fillim duhet të zgjedhësh tregun në të cilin do të fillosh, të bëhesh i pari i atij qyteti, shteti e më pas fillon e zgjerohesh në shtete të tjera, vetëm kështu mund të shkosh global.

BM: Cilat janë hapat e radhës? Kur do kemi lançimin e radhës dhe ku?
A: Hapi i radhës është të zhvillohemi në tregun Amerikan. Siç e thashë dhe më parë duhet zgjedhur një treg ku duhet filluar dhe ne kemi zgjedhur San Franciscon, pasi kemi marrë treg mjaftueshëm aty. Plani jonë është të zhvillohemi në Kaliforni e më pas në të gjithë SHBA-në dhe Europën.

Klikoni këtu për të parë një prezantim të Albi Zhulalit.

eb5d6615

/Artikulli u publikua më parë në faqen 12 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale