Lexoni: Migi’s Food Boutique, një histori suksesi e dalë nga Programi i Vetëpunësimit i UNDP
Për të na treguar me të vërtetë këtë pikë, Oberlo ka listuar disa nga pronarët më të suksesshëm të biznesit eCommerce për të ndarë historitë e tyre frymëzuese dhe strategjitë për arritjen e suksesit në këtë fushë. Më poshtë do të gjeni historinë e një sipërmarrësi ecommerce që ka përdorur Oberlo për të nisur dhe drejtuar biznesin e tij të suksesshëm të ecommerce.
Bashkëthemeluesi i Oberlo.com Tomas Slimas foli kohët e fundit me Irwin Dominguez nga San Diego rreth suksesit të tij në ecommerce dhe përvojën e tij duke përdorur aplikacionin. Duke ndarë njohuritë e tij me lexuesit ai shpreson të bindë më shumë njerëz për të ndjekur sipërmarrjen eCommerce. Ju gjithashtu mund të krijoni historinë tuaj të suksesit në ecommerce.
Brenda vetëm 8 muajsh nga nisja e biznesit të tij të transportimit të produkteve, Irwin kishte fituar 1,000,000 $ në shitje. Si një nga sipërmarrësit më të suksesshëm të ecommerce që përdor Oberlo, këshilla kryesore e Irwin-it është “Nëse do ta filloja ecommerce nga e para, do ta bëja këtë gjë më herët.” Nëse po kërkoni të bëheni një sipërmarrës i suksesshëm ecommerce, koha më e mirë për të filluar është tani.
Dominguez beson fuqimisht se nëse ai do ta kishte filluar këtë gjë vetëm një vit më parë, shitjet e tij do të ishin rritur shumë më tepër. “Nuk do të kishte kaq shumë konkurrencë,” thotë Irwin. Por, ai pajtohet që ende ka shumë mundësi për t’u bërë një transportues produktesh (dropshipper) i suksesshëm ecommerce, gjë që është edhe arsyeja pse njerëzit nuk duhet të presin që të hidhen në këtë sipërmarrje fitimprurëse.
Me mentalitetin e duhur dhe pak kreativitet, gjithçka është e mundur. Dominguez gjithashtu thekson: “Unë nuk mund të gjej një arsye pse njerëzit nuk duhet të përpiqen për sipërmarrjen ecommerce. Me gjithë teknologjinë atje, nuk kushton para për të filluar dhe nuk mund të jetë më e thjeshtë se kaq. Ju nuk keni asgjë për të humbur. Dhe jam i befasuar që shumë njerëz nuk e përdorin këtë në dobi të tyre. “Jeta juaj si një sipërmarrës ecommerce mund të fillojë sot – Oberlo është tërësisht pa pagesë që ju të nisni ta provoni.
Histori Suksesi Ecommerce – Si e keni filluar në transportimin e produkteve në Ecommerce?
Një mik shumë i mirë i imi vendosi të bëhej një sipërmarrës ecommerce disa muaj para se të kisha dëgjuar për transportimin e mallrave. Kur ai filloi të më tregonte shifrat që ishte duke tërhequr si një sipërmarrës i suksesshëm e-commerce, më bëri të dëshiroja ta provoja këtë mundësi.
Lexoni: Ëndrra amerikane: Emigrantët e lindur jashtë saj që po shkruajnë historitë e suksesit!
Thjesht hapa një llogari Shopify, e krijova dyqanin tim, shtova disa produkte të transportimit të mallrave me Oberlo dhe kjo është e gjitha. Nuk lexova apo të kërkoja shumë, sepse gjithmonë përpiqem të mësoj duke vepruar. Suksesi i transportimit të mallrave në ecommerce kërkon shumë pak kapital dhe ju lejon të eksperimentoni shumë. Kjo është ajo që më pëlqen më së shumti.
Duhet ta pranoj që kërkova në Google për shumë pyetje pasi jam duke mësuar akoma.
Histori suksesi në Ecommerce – Çfarë po bënit përpara se të nisnit biznesin tuaj të suksesshëm të transportimit të mallrave (dropshipping)?
Para drejtimit të këtij biznesi të suksesshëm isha një konsulent vendor i marketingut që ndihmonte kirurgët plastike të gjenin më shumë konsumatorë në internet.
Histori Suksesi Ecommerce – A ju kujtohet shitja juaj e parë dhe prej nga erdhi?
Po patjetër që më kujtohet, ajo erdhi vetëm 3 ditë pas lançimit të dyqanit tim online. Shumica e trafikut të site tim, erdhi nga Facebook Ads.
Sinqerisht, nuk isha shumë i emocionuar kur ndodhi. Unë po bëja Facebook Ads dhe disi e prisja që të merrja ndonjë porosi. Gjithashtu, shpenzimet e tepërta për reklamat për të marrë atë shitje të parë ulën kënaqësinë time.
Ka shumë histori suksesi në ecommerce që lidhen me përdorimin e Facebook Ads. Cila ishte përvoja juaj me Facebook Ads përpara suksesit tuaj të dropshipping? Si keni mësuar t’i përdorni ato?
Unë jam marrë nga pak me reklamat Facebook gjatë viteve, por kurrë nuk isha përpjekur për t’i “provuar” deri kohët e fundit. Tani, nuk mund të jetoj pa Facebook Ads!
Pjesa më e vështirë për mua ishte fillimi i reklamimit në Facebook – Kam dëgjuar shumë webinarë dhe lexova kaq shumë postime në blogje gjatë viteve, por asnjëherë nuk u përqendrova në reklamat e Facebook derisa fillova dropshipping. I thashë vetes këtë herë se unë duhet të ndryshoja qëndrimin tim në lidhje me të nëse do të drejtoja një biznes të suksesshëm ecommerce dhe brenda pak muajsh ndihesha si një person i ri. Unë jam aq i kënaqur që nuk hoqa dorë!
Lexoni: Historia e shqiptarit që ka arritur majat e suksesit në Itali
Facebook është i mrekullueshëm, sepse synimi është fantastik. Vetëm merr pak kohë për të deshifruar kodin kështu fitimet tuaja mbulojnë kostot e reklamimit. Sapo të kuptoni se si funksionon Facebook ads, do të keni një shans të madh për të arritur suksesin e ecommerce.
Histori Suksesi Ecommerce – Çfarë ju mban të motivuar si një sipërmarrës ecommerce? Pse doni të arrini suksesin në ecommerce kaq shumë?
Frymëzimi im është gruaja ime – unë nuk do të bëja gjërat që po bëj po të mos ishte për të. Kam një qasje ndryshe për jetën. Nuk jam duke ndjekur makina lukzose apo vila, thjesht dua të siguroj një jetesë të mirë për familjen time në mënyrë që të mos shqetësohemi për para dhe kështu gruaja ime të mos ketë nevojë për të punuar nëse ajo nuk dëshiron.
Si një sipërmarrës ecommerce, cila është rekordi juaj i shitjes për çdo ditë?
Rekordi ishte rreth 30,000 $ në një ditë. Të ardhurat aktuale tani janë rreth 10,000 dollarë në ditë, por shpresoj se do të rriten.
Ka gjithmonë ulje dhe ngritje. Ju duhet të gjeni një audiencë që e do produktin tuaj, por përfundimisht ju arrini të gjithë ata dhe duhet të kërkoni një audiencë tjetër ose t’u ofroni atyre një produkt tjetër. Sidomos në bizneset e vogla, kërkimi kërkon kohë dhe krijon luhatje të shitjeve. Nëse jeni duke kërkuar për të drejtuar një biznes të suksesshëm ecommerce, është e rëndësishme që ju të vazhdoni të testoni dhe përmirësoni fushatat tuaja – gjithmonë do të ketë vend për përmirësime.
Nëse do të fillonit përsëri do gjë nga e para, çfarë do të bëni ndryshe si një sipërmarrës ecommerce?
Do të vendosja proceset e dropshipping sa më shpejt që të mundesha. Zakonisht duhet të filloni të mendoni rreth tyre sapo të verifikoni idenë tuaj të produktit dhe të bëni disa shitje.
E mira e internetit është që ju mund të shisni për shumicën e njerëzve të planetit që tani. Nëse gjeni ofertën e duhur dhe audiencën e duhur mund të gjeneroni shumë shitje shpejt – diçka që unë kam qenë në gjendje të përjetoj, por për shkak se nuk isha gati për aq shumë porosi që morëm, ne i kemi ngatërruar shumë prej tyre dhe kemi mërzitur shumë konsumatorë. Pra, të përpiqeni dhe të keni procedurat tuaja të transportit sa më shpejt të jetë e mundur, do t’ju ndihmojë me të vërtetë si sipërmarrës ecommerce.
Si një sipërmarrës ecommerce, cili është rekomandimi juaj kryesor për këdo që kërkon të fillojë një biznes të suksesshëm të eCommerce?
Nëse do e nisja përsëri ecommerce, do ta filloja më herët. Kam pritur një muaj e gjysëm pasi miku më tregoi për suksesin e tij në ecommerce. Nuk kushton para për të nisur një dyqan dhe është kaq e thjeshtë që të fillosh me të gjithë teknologjinë e disponueshme tani – vetëm filloni, nuk keni asgjë për të humbur.
Do të dëshiroja që ta kisha filluar këtë më shpejt, sepse po ta bëja këtë vetëm një vit më parë, do të kisha shumë më pak konkurrencë; do të kisha bërë shumë para; dhe mund të isha vendosur në vende të tjera. Por në përgjithësi, ka ende shumë mundësi – thjesht duhet të jeni pak më kreativë me marketingun.
Lexoni: A ËSHTË GJUMI ÇELËSI I SUKSESIT? JA ÇFARË MENDOJNË NJERËZIT MË TË FAMSHËM NË HISTORINË E NJERËZIMIT
burimi: oberlo
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.