THOMSON hyn në tregun shqiptar përmes partneritetit strategjik me AZA Electronics - Business Magazine Albania

THOMSON hyn në tregun shqiptar përmes partneritetit strategjik me AZA Electronics

THOMSON hyn në tregun shqiptar përmes partneritetit strategjik me AZA Electronics

THOMSON, marka e njohur evropiane me mbi 130 vite inovacion të dobishëm në elektronikën e konsumit, njofton një partneritet ekskluziv me AZA Electronics, një nga rrjetet më të mëdha të shitjes me pakicë të elektronikës dhe pajisjeve shtëpiake në Shqipëri.

Ky bashkëpunim strategjik sjell për herë të parë për konsumatorët shqiptarë një gamë të gjerë të Smart TV-ve dhe pajisjeve për transmetim të THOMSON, të disponueshme online në azaelectronics.com dhe në të gjitha dyqanet AZA në të gjithë vendin. Linja e TV-ve THOMSON përfshin modele të ndryshme,  smart dhe jo-smart, si HD, FHD, 4K UHD, QLED, MiniLED dhe OLED Google TVs, me madhësi që variojnë nga 24” deri në 100”. Portofoli i produkteve sjell dizajnin elegant dhe pa kornizë që karakterizon THOMSON-in, të kombinuar me teknologji të avancuar dhe praktike, gjithmonë me një çmim të përballueshëm. Çdo produkt THOMSON shoqërohet me një garanci trevjeçare, si dëshmi e angazhimit të markës për cilësi dhe qëndrueshmëri afatgjatë.

“Jemi të lumtur të sjellim inovacionin dhe zgjidhjet argëtuese për familjen që ofron THOMSON në tregun shqiptar përmes partneritetit me AZA, një kompani e konsoliduar në rajon,” u shpreh Muhammet Serin, Menaxher i Shitjeve për Evropën Qendrore dhe Lindore në THOMSON. “Ky bashkëpunim ka një rol kyç në zgjerimin tonë në Shqipëri, duke i ofruar konsumatorëve teknologji dhe argëtim të pakufizuar përmes Google TV-ve të THOMSON.”

Produktet kryesore THOMSON në Shqipëri përfshijnë:

  • THOMSON Google TV UHD: Me rezolucion 3840 x 2160 px, këto TV 4K UHD ofrojnë një përvojë shikimi kinematografike me cilësi të katërfishuar në krahasim me Full HD.

  • THOMSON Google TV QLED: Teknologjia me nano-kristale Quantum Dot siguron ndriçim të balancuar, kontrast të theksuar dhe një gamë të gjerë ngjyrash.

  • THOMSON Google TV QLED Pro: Me një shpejtësi rifreskimi prej 144 Hz, këto TV janë idealë për përmbajtje dinamike si filma aksion, sporte dhe videolojëra.

Lexo edhe:“Squid Game” thyen rekordet në Netflix me 60.1 milion shikime për 3 ditë!

THOMSON – Partner Zyrtar i Google TV

Si një partner zyrtar i Google TV, THOMSON ofron produkte të certifikuara nga Google që japin akses në një bibliotekë të pasur me mbi 700,000 filma, seriale dhe emisione. Sistemi operativ Google TV është i sigurt, i lehtë për t’u përdorur dhe bashkon të gjitha shërbimet e transmetimit në një ndërfaqe të vetme intuitive, duke eleminuar nevojën për kalime të vazhdueshme midis aplikacioneve.

Çdo produkt përfshin një telekomandë me Bluetooth me butona të dedikuar për Netflix, Disney+, Prime Video dhe YouTube, si dhe mikrofon të integruar për kërkime me zë përmes Google Assistant. Funksioni Google Cast lejon transmetimin e përmbajtjes direkt nga telefoni apo tableti në TV.

Veçori të veçanta për rehati maksimale

  • Baza që rrotullohet: Modelet 4K të THOMSON kanë një bazë që rrotullohet deri në 30 gradë, duke e bërë të lehtë pozicionimin ideal të ekranit.

  • Telekomandë me ndriçim: Navigim i lehtë edhe në errësirë, me një telekomandë të ndriçuar dhe ergonomike.

  • Dizajn pa kornizë: Elegant dhe modern, ideal edhe për hapësira të vogla.

  • Mbështetje të rregullueshme: Modelet deri në 32” kanë mbështetëse të rregullueshme që zvogëlojnë hapësirën e nevojshme për vendosje.

  • Modele të bardha: Me kornizë, kabllo dhe telekomandë të bardhë – të përshtatshme për kuzhina, dhoma gjumi apo dhoma për fëmijë.

  • TV për kamping: Të pajisura me adapter 12 volt për përdorim në karavanë apo varka, si dhe kompatibile me prizat standarde 230V.

Për më shumë informacion mbi produktet THOMSON në Shqipëri, vizitoni azaelectronics.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0