“Squid Game” thyen rekordet në Netflix me 60.1 milion shikime për 3 ditë! - Business Magazine Albania

“Squid Game” thyen rekordet në Netflix me 60.1 milion shikime për 3 ditë!

“Squid Game” thyen rekordet në Netflix me 60.1 milion shikime për 3 ditë!

Seriali koreanojugor “Squid Game” ka thyer sërish rekordet, duke u bërë lançimi më i madh i një sezoni televiziv në historinë e Netflix. Sezoni i tretë dhe i fundit i këtij fenomeni global arriti mbi 60.1 milionë shikime brenda vetëm tre ditëve të para, duke grumbulluar më shumë se 368.4 milionë orë të shikuara në total.

Për krahasim, sezoni i dytë u lançua me 68 milionë shikime, por në një periudhë katërditore dhjetorin e kaluar. Tashmë, sezoni i tretë renditet i nënti në listën e më të ndjekurve në kategorinë e serialeve jo-anglishtfolëse në Netflix, ndërsa dy sezonet e para mbajnë vendin e parë dhe të dytë respektivisht. Megjithëse suksesi i audiencës është i padiskutueshëm, kritikat kanë qenë të përziera. Gazetarja Rebecca Nicholson nga The Guardian e përshkroi sezonin e fundit si “jo aq i mprehtë sa ishte në të kaluarën”. Megjithatë, interesi për universin e “Squid Game” mbetet i lartë.

Lexo edhe:Paga deri në 500 mijë dollarë për talentët e AI-së, Mira Murati trondit Silicon Valley

Netflix ka zgjeruar më tej këtë univers me spin-off-in konkurrues “Squid Game: The Challenge”, i cili gjithashtu ka rezultuar i suksesshëm dhe aktualisht është në përgatitje për sezonin e dytë. Pavarësisht se ky sezon është cilësuar si i fundit, qarkullojnë zëra se regjisori i njohur David Fincher është në bisedime për të realizuar një rimake në gjuhën angleze për Netflix. Fincher ka bashkëpunuar më herët me platformën në projekte të njohura si “House of Cards”, “Mank”, dhe “The Killer”. Së fundmi është bërë e ditur se ai do të drejtojë edhe një vazhdim të filmit “Once Upon a Time in Hollywood”, me skenar nga Quentin Tarantino. I pyetur nga Variety për të ardhmen e projektit, krijuesi i serialit, Hwang Dong-hyuk, u shpreh se nuk ka marrë ende ndonjë konfirmim zyrtar për një version të ri amerikan. “Nëse do të bënin një sezon tjetër, është e qartë që unë do të duhej të isha i përfshirë dhe ta drejtoja. Por nëse është versioni amerikan që po realizohet, mendoj se ndarja e ideve do të mjaftonte. Nuk kam ndërmend të jem tërësisht i përfshirë në një projekt të tillë,” tha ai. “Megjithatë, nëse Netflix më kërkon dhe nëse ndjej që kontributi im është i nevojshëm, atëherë do të isha i gatshëm të ndihmoja, për sa kohë nuk më ndërhyn me projektet e tjera.”

theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0