Japan Airlines, duke filluar nga maji, do të provojë përdorimin e robotëve humanoidë në detyrat e shërbimit në tokë në Tokyo Haneda Airport për një periudhë dyvjeçare .
Përdorimi i këtyre robotëve vjen si pasojë e mungesës se fuqisë puntore në industrinë e aviacionit në Japoni, e shkaktuar nga rritja e turizmit hyrës dhe rënia e popullsisë në moshë pune.
JAL dhe GMO AI & Robotics, gjatë një demonstrimi për mediat ditën e hënë, njoftuan se robotët fillimisht do të përdoren për ngarkimin dhe shkarkimin e kontejnerëve të mallrave, por shpresohet që këta robotë në të ardhmen të përdoren gjithashtu për pastrimin e kabinave dhe operimin e pajisjeve mbështetëse në tokë.
Robotët tashmë përdoren në disa aeroporte në Japoni dhe përdorimi i tyre për detyra fizikisht të vështira do të sjellë përfitime të konsiderueshme për punojësit. Megjithatë disa detyra, përfshirë menaxhimin e sigurisë, mund të kryhen vetëm nga njerëzit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto