A është gjumi çelësi i suksesit? Ja çfarë mendojnë njerëzit më të famshëm në historinë e njerëzimit » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes

A është gjumi çelësi i suksesit? Ja çfarë mendojnë njerëzit më të famshëm në historinë e njerëzimit

A është gjumi një humbje kohe apo një element kryesor në rrugën tonë drejt suksesit?

Njerëzit më të suksesshëm në historinë e njerëzimit ndajnë me ne disa nga ritualet e tyre të çuditshme të gjumit.

Winston Churchill

Gjumi i shkurtër ishte kaq i rëndësishëm për Churchill-in sa që ai mbante një krevat në Parlament dhe besonte se gjumi ishte çelësi i suksesit të tij në drejtimin e vendit gjatë Luftës së Britanisë.

Ai flinte mesatarisht 7 orë gjumë

Orari i gjumit: 03:00 AM – 06:00 AM dhe 03:30 PM – 06:00 PM

Nikola Tesla

Modeli i gjumit të pakët që Tesla praktikonte e shkatërroi atë fizikisht në moshën 25 vjeçare. Ai u mundua ta mblidhte veten dhe përmirësoi ritualin e tij të gjumit duke punuar dhe për 38 vite të tjera.

Ai flinte mesatarisht 2 orë në ditë

Orari i gjumit: 12:00 AM – 02:00 AM

Thomas Edison

Edison e konsideronte gjumin si diçka të pavlerë dhe mundohej ta minimizonte atë sa më shumë. Ai përdorte metodën e gjumit polyphasic (me shumë faza), një metodë kjo gjatë të cilës ti fle shumë herë gjatë një një periudhe 24 orëshe.

Ai flinte mesatarisht 3 orë në ditë

Orari i gjumit: 12:00 AM – 12:30 AM / 04:00 AM – 04:30 AM / 08:00 AM – 08:30 AM / 12:00 PM – 12:30 PM / 04:00 PM – 04:30 PM / 08:00 PM – 08:30 PM

Leonardo Da Vinci

Da Vinci ndiqte një metodë akoma dhe më ekstreme të gjumit polyphasic, të quajtur gjumi Uberman. Me këtë metodë mund të flesh 20 minuta çdo 4 orë.

Ai flinte mesatarisht 2 orë në ditë.

Wolfgang Mozart

Mozart zakonisht kompozonte deri në orën 1 të mëngjesit dhe më pas flinte vetëm 5 orë për t’u zgjuar kështu në orën 6 të mëngjesit për të vazhduar me kompozimet e tij.

Ai flinte mesatarisht 5 orë në ditë

Orari i gjumit: 01:00 AM – 06:00 AM

Richard Branson

Branson nuk fle më shumë se 6 orë gjatë natës, e më pas zgjohet rreth orës 05:45 të mëngjesit. Ai mundohet të bëjë ushtrime fizike çdo mëngjes dhe të kalojë më shumë kohë me familjen e tij.

Ai fle mesatarisht 6 orë në ditë

Orari i gjumit: 12:00 AM – 05:45 AM

Barack Obama

Obama për shkak të detyrës së tij nuk bënte shumë orë gjumë. Ndihmësit e tij në Shtëpinë e Bardhë e kishin të vështirë për cilat probleme të rëndësishme ta zgjonin nga ato pak orë gjumë që flinte.

Ai fle mesatarisht 6 orë në ditë

Donald Trump

Trump qëllimisht ka zgjedhur të bëjë vetëm 3 orë gjumë çdo natë për të qëndruar përpara konkurencës. Ai nuk e kupton se si një njeri që fle shumë orë mund të konkurojë kundra dikujt që bën vetëm pak orë gjumë.

Ai fle mesatarisht 3 orë në ditë

Orari i gjumit: 01:00 AM – 04:00 AM

/Entrepreneur