ChatGPT dhe AI po ndryshojnë rrënjësisht qasjen ndaj lajmeve - Business Magazine Albania

ChatGPT dhe AI po ndryshojnë rrënjësisht qasjen ndaj lajmeve

Ndërsa përdoruesit gjithnjë e më shumë marrin informacionin e tyre drejtpërdrejt nga ChatGPT apo rezultatet e kërkimeve të gjeneruara nga AI, referimet që vijnë nga këto burime drejt faqeve të lajmeve janë në rritje, por jo aq sa për të kompensuar rënien drastike të klikimeve, sipas një raporti të fundit të kompanisë së analizës digjitale Similarweb.

Që nga lançimi i Google AI Overviews në maj 2024, numri i kërkimeve për lajme në internet që nuk çojnë në klikime reale drejt faqeve të mediave është rritur nga 56% në gati 69% deri në maj 2025. Me fjalë të tjera, gati 7 në 10 kërkime nuk përkthehen më në trafik për publikuesit.Kjo ka sjellë një rënie dramatike në trafikun organik: nga mbi 2.3 miliardë vizita në kulmin e vitit 2024, sot janë nën 1.7 miliardë.

 Lajmet nga ChatGPT në rritje

Ndërkohë, kërkesat e përdoruesve në ChatGPT për lajme janë rritur me 212% nga janari 2024 deri në maj 2025. Sipas Similarweb, vetëm gjatë periudhës janar–maj 2024, ChatGPT gjeneroi më pak se 1 milion vizita drejt faqeve të lajmeve. Por deri në vitin 2025, ky numër ka arritur mbi 25 milionë vizita – një rritje 25-fish.

Megjithatë, kur krahasohet me humbjen masive të trafikut nga kërkimet tradicionale, kjo rritje është e pamjaftueshme për të shpëtuar industrinë nga pasojat ekonomike të transformimit të sjelljes së përdoruesve.

Jo të gjithë humbasin njësoj

Raporti thekson se disa media po përfitojnë më shumë nga trafiku i gjeneruar nga ChatGPT se të tjerat. Reuters, për shembull, ka pësuar një rritje prej 8.9% në referime nga ChatGPT krahasuar me një vit më parë. New York Post është rritur me 7.1%, ndërsa Business Insider me 6.5%.

Ndërkohë, The New York Times, e cila aktualisht po padit OpenAI për përdorimin e materialeve të saj pa leje, ka parë vetëm 3.1% rritje, ndonëse mbetet në dhjetëshen e parë të faqeve që marrin trafik nga ChatGPT.

Lexo edhe: Nga Google tek inteligjenca artificiale, si ka ndryshuar kërkimi në internet! 

Temat që dominuan kërkimet në ChatGPT?
Lajmet më të kërkuara lidhen me aksionet, financat dhe sportin, por po rritet edhe interesi për tema si politika, ekonomia dhe moti, një tregues i një kalimi nga “informacioni reaktiv” drejt një angazhimi më të thellë me çështje të ndërlikuara, siç sugjeron Similarweb.

Adoptimi i ChatGPT si platformë ka ardhur krahas një rritjeje të ndjeshme të përdoruesve: përdoruesit e aplikacionit janë më shumë se dyfishuar në gjashtë muajt e fundit, ndërsa vizitorët në faqen e internetit janë rritur me 52%.

Industritë po përpiqen të përshtaten

Përballë këtij ndryshimi të madh, Similarweb ka nisur një shërbim për markat dhe bizneset që dëshirojnë të gjurmojnë se si dhe ku shfaqet marka e tyre në mjetet e AI-së si ChatGPT dhe si krahasohet ajo me konkurrentët.

Nga ana tjetër, Google ka lansuar “Offerwall”, një shërbim që i lejon publikuesit të eksperimentojnë me mënyra të tjera monetizimi, përtej klikimeve dhe reklamave. Përmes këtij sistemi, ata mund të kërkojnë pagesa të vogla (mikro-pagesa) ose abonime për newsletter për të ofruar akses në përmbajtjen e tyre.

Shumë media të tjera po testojnë paywalls, ndërsa jo pak prej tyre kanë bërë shkurtime masive të stafit apo kanë mbyllur plotësisht aktivitetin.

Në një intervistë të fundit në podcastin Hard Fork të New York Times, drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, komentoi mbi ndikimin e AI në tregun e punës:

“Besoj se do të ketë zona ku disa profesione do të zhduken, ndoshta edhe kategori të tëra punësh. Dhe çdo vend pune që humbet, sado që mund të jetë mirë për shoqërinë apo ekonominë në tërësi, është shumë i dhimbshëm në atë moment… do të ketë dhimbje reale në shumë raste.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Disiplina është ura midis qëllimit dhe arritjes.”
— Jim Rohn
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0