Organizohet Konferenca: “Sinergjia midis certifikimit të njohurive, akademisë dhe punësimit” - Business Magazine Albania

Organizohet Konferenca: “Sinergjia midis certifikimit të njohurive, akademisë dhe punësimit”


Nëse doni të mësoni më shumë për mënyrën se si mund të përmirësoni procesin e të mësuarit, përdorni IT në klasë, të përmirësoni vlerën dhe matjen e projekteve tuaja, të përmirësoni punonjësit tuaj, të krijoni një forcë më të mirë të punës dhe të përmirësoni mundësitë e punësimit për studentët tuaj, ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën 1-ditore “Sinergjia midis certifikimit të njohurive, akademisë dhe punësimit”, e cila do të mbahet më 11 Maj 2017, në orën 10:00 AMInnovation HUB Albania në Tiranë.

Sinergjia midis certifikimit të njohurive, akademisë dhe punësimit do t’ju ofrojë njohuri për trendet më të fundit të IT për shkollat dhe se si ato mund të funksionojnë për ju. Konferenca ofron informacione teknike për certifikimin e IT, kurrikulat, punën interaktive në grupe, studimin e rasteve dhe zbatimin më të mirë të mësimdhënies me zgjidhjet teknologjike nga rajoni.

Linku i regjistrimit: https://goo.gl/forms/G9BeAQsFIdJkt7Wn1

Axhenda

10:00 – 10:30

Fjalimi hyrës
Znj. Milena Harito – Ministrja për Administratën Publike dhe Inovacionin
Z. Sokol Vladi – Drejtor i Microsoft Albania

10:15 – 10:30

Certiadria është një kompani ndërkombëtare për edukimin dhe certifikimin në IT për rajonin e Adriatikut, duke ofruar kurrikula, libra, provime praktike dhe certifikime për Microsoft, Adobe, Autodesk, Toon Boom etj.

10:30 – 11:00

Microsoft Imagine Academy – Klasa moderne dhe mundësi mësimdhënie për studentët dhe mësuesit.

11:00 – 11:30

Erjon Curraj nga Tech360 – Modeli i biznesit që qëndron prapa marrëveshjes OVS ES. Si mund të përfitojë organizata juaj dhe më e rëndësishmja, stafi apo studentët tuaj? Mësoni rreth opsioneve të licencimit për studentët tuaj dhe si mund t’i ofroni atyre Office 365.

11:30 – 12:00

Coffee break

12:00 – 12:30

Historia e suksesit të Microsoft Imagine Academy – mësoni se si mund ta përdorni atë, për të përfituar studentët dhe stafi juaj mësimdhënës.

12:30 – 13:15

Workshop / Metoda e Kafes Botërore: pro dhe kundër
• A mund t’ju mësoni studentvet tuaj programet e artit dhe t’i bëni ato të punësueshme në të ardhmen?
• Certifikimi i Microsoft për mësuesit – Cila është preferenca juaj? MCE, MTA, MOS
• Mësimdhënia me teknologji përmes Microsoft
• A mund të bëni që teknologjia të funksionojë për ju?
• Shkolla moderne – Arsimimi modern – industria që njeh aftësitë.

13:15 – 13:45

Certifikime dhe projekte të tjera!

Pse certifikimi?

Kandidatët – Si i provoni njohuritë tuaja?

Punëdhënësit – Si e vendosin punëdhënësit se kë duhet të punësojnë?

Drejtorët dhe Dekanët – Si ta poziciononi veten dhe institucionin tuaj para konkurrencës?

Menaxherët e projektit – Mësoni si ta përdorni certifikimin si matje të shkallës së suksesit të projekteve tuaja.

Njerëzit me aftësi të kufizuara – mundësi të barabarta punësimi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0